Një 10-vjeçar me ëndrra të mëdha dhe me një emër akoma më të madh, theu rekordin e sportistit olimpik, Michael Phelps.
Clark Kent Apuada, i njohur ndryshe si “Superman”, përshkoi distancën e 100 metrave në stil fluture për 1:09:38 në far Western Long Course Championship.
10-veçari përshkoi të njëjtën distancë, më shumë se një sekondë më shpejt se Phelps. Phelps e vendosi rekorin e tij në 1995-n, në të njëjtën kategori për djemtë më të vegjël se 10 vjeç. Rekordi i tij konsistonte në 1:10:48 dhe për 23 vite, s’u arrit nga askush.
Clark, me origjinë filipino-amerikane, është në klasë të pestë dhe ka ëndërruar që në moshën shtatë vjeçare të thyejë rekordin.
“Isha shumë i motivuar,” tha Clark për fitoren. “U gëzova dhe u çlirova që arrita ta thyeja rekordin.”
Phelps konkurroi në Lojërat Olimpike për herë të parë kur ishte 15 vjeç. Me kalimin e viteve, ai u bë sportisti olimpik më i dekoruar në histori, me 28 medalje mbi gjoks.
Një përfaqësuese e Pacific Swim tha për Huffington Post se arritja e Clark-ut u deklarua pas garës.
“Turma u emocionua shumë kur kuptoi se performanca e këtij djali të vogël sapo theu rekordin 23-vjeçar,” tha Cindy Rowland, drjetoreshë administrative e PacSëim.
Clark fitoi vendin e parë në gjithë eventet e notit në të cilat mori pjesë këtë vit,” konfirmon Rowland. PacSëim organizon kampionatin në të cilin garoi 10-vjeçari.
Cynthia Apuada, nëna e Clark, tha se i biri po i përputhet emrit. Ajo tha se i kishte pëlqyer gjithmonë emri Clark. Ndërsa superheroi i preferuar i të shoqit ishte Supermani. Kështu që, kur djali i tyre erdhi në jetë, vendosën ta quanin Clark Kent. Nofka Superman erdhi natyrshëm.
“U themi njerëzve që quhet Clark, por kuptojnë që emrin e plotë e ka Clark Kent, e quajnë Superman,” tha Apuada. “I shkon. Im bir është Superman në ujë.”

Clark Kent, një alien me fuqi të mbinatyrshme, i përdorte aftësitë e tij për të ndihmuar njerëzimin nën nofkën Superman.
Apuada tregon se i biri ishte shumë i motivuar që në moshë të hershme. Pak vite më parë, Clark filloi të mbante mend rekordet e notarëve të tjerë në klubet e notit pranë shtëpisë.
Rrjedhimisht, Clark u bë pjesë e Monterey County Aquatic Team.
“E tha vetë,” tregon Apuada. “Shiko mami, Michael Phelps ka vendosur një rekord. Unë do t’ia kaloj. Dhe ishte vetëm 7 vjeç.”
Kampioni i ri s’ka ndërmend ta lërë me kaq. Qëllimi i tij i radhës: Lojërat Olimpike.
“Paris 2024 ose Los Angeles 2028,” tha ai. “Ky rekord më ka motivuar të vazhdoj të notoj, të vazhdoj të punoj dhe të bëj gjithçka që të bëhem sportist elitar.”
Ndërkohë, Clark trajnohet çdo ditë dhe s’heq dorë nga filozofia e tij:
“Kurrë mos hiq dorë nga ëndrrat,” tha ai. “Kurrë.”
Burimi: Huffington Post