Në prill të këtij viti, Kanye West postoi një deklaratë në Twitter, e cila shkaktoi të qeshura tek shumë njerëz, të cilët nuk e besuan dhe as që u shkonte ndërmend se Yeezy do të kapte shifrën e 1 miliardë dollarëve këtë vit.
We have 160 positions to fill by the end of the year. Yeezy will hit a billion dollars this year. It is the 2nd fastest growing company in history. It is a unicorn on its way to becoming a decacorn.
— KANYE WEST (@kanyewest) April 25, 2018
“Yeezy do të kapë 1 miliardë dollarë këtë vit. Është kompania e dytë më e shpejtë në rritje në histori. Është një ‘njëbrirësh’ në rrugëtimin për t’u bërë ‘dhjetëbrirësh’..”, shkroi ai.
Mirëpo ashtu si edhe kunata e tij, Kylie Jenner, Kanye është pothuajse një fije larg ditës kur do të cilësohet si miliarder self-made, që ka arritur çdo gjë vetë.
Sipas The Blast, labeli i modës “Yeezy” i cili është krijuar në bashkëpunim me Adidas, është vlerësuar me 1.5 miliardë dollarë. Duke qenë se West ka shumën më të madhe të aksioneve, kjo markë do t’i shtojë në xhep një fitim prej afro 1 miliardë dollarë.
Kanye është duke qeshur tashmë me të gjithë ata që u tallën dikur me parashikimin e reperit.
Burimi: New York Post