Kush e ka frikë arushin Winnie-the-Pooh? Qeveria kineze mesa duket. Pa e menduar dy herë, autoritetet kineze ndaluan shfaqjen e filmave me personazh Winnie-the-Pooh pasi u ndeshën me meme të shumta.
Arushi i famshëm i filmave të animuar u kthye në të preferuarin e talenteve të internetit për të tallur presidentin e Kinës, Xi Jinping, por qeverisë iu dukën shaka pa kripë, kështu që...
Në fakt, gjithçka nisi në 2013-n, kur imazhi i Xi dhe ish-presidentit Obama u krahasua kështu:
Pastaj vazhduan me kryeministrin e Japonisë, Shinzo Abe; njeri pesimist dhe i zymtë?!
Kina lejon vetëm transmetimin e 34 filmave të huaj në vit dhe pas këtyre meme-ve, nuk është çudi që “Christophen Robin” mori menjëherë kartonin e kuq.
Burimi: The Guardian