Kris Jenner ishe e ftuar në emisionin “The Late Late Show”, ku luajti me moderatorin James Corden lojën me ushqime të neveritshme a.k.a “Haje ose thuaje”. E pyetur nga James nëse ajo dhe i dashuri i saj Corey Gamble janë fejuar, Kris vendosi të mos përgjigjej dhe pranoi më mirë të hante një karkalec.
Por...
James Corden e ngacmoi duke i thënë se unaza e shndritshme në dorë i tregonte të gjitha, pas së cilës Kris tha “S’është kjo unaza”. Hm, pra ka një unazë! Ndërkohë Corey Gamble qëndronte prapa kamerave me një vështrim të tillë.
Në shtator të 2016-s, Kris dhe Corey u shfaqen me unaza të njëjta në eventin e bamirësisë të fondacionit “Brent Shapiro” si për të deklaruar fejesën, megjithëse nuk e pranuan kurrë hapur.
Ata u lidhën në nëntor të vitit 2014, kohë në të cilën Kris i dha fund martesës me Bruce, njohur tashmë si Caitlyn Jenner.