Unë kam patur përherë flokë të shëndetshëm dhe nuk më kishte rastisur të përballesha me flokë të dëmtuar, të thatë dhe që këputeshin lehtësisht me një të prekur. Kequshqyerja dhe stili i jetesës ndikuan negativisht tek flokët e mi, të cilët brenda pak kohësh s’ishin më si më parë. Përkundrazi, humbën shkëlqimin, butësinë, filluan të binin shumë dhe majat u dëmtuan dukshëm.
Si një i ri, që gjithë informacionin e kërkon njëherë në Google, lexova që vaji i ullirit ndihmon për ta mbrojtur flokun, vaji i kokosit përmirëson flokun e thatë, vaji i arganit forcon rrënjët etj. Mund të duket si një larmishmëri zgjedhjesh, por në fakt ishte krejt e kundërta. Më duhej një përbërës që ka disa lloje vajrash, pasi për shembull vërtet vaji i arganit mund të më forconte rrënjët, por kush më siguronte që majat e flokut do të ndryshonin? Të mos flasim për butësinë, shkëlqimin apo ngjyrën e tyre.
Një mikeshë më prezantoi me një produkt që përbëhet nga plot 7 vajra me funksione të ndryshme që kur kombinohen bashkë bëjnë mrekulli - Aloe Via Nutri-Repair Hair nga LR. Ky produkt është një thelb një sistem i tërë gjithëpërfshirës i kujdesit të flokëve, duke filluar nga shampoja e deri tek mbrojtja nga nxehtësia. Siç mund ta kuptoni, xheli i aloe veras, i njohur gjerësisht për vetitë e tij, kombinohet me 7 vajra të ndryshëm, të cilët po jua paraqes shkurtimisht:
- vaj liri, rigjeneron qelizat;
- vaj kokosi, kujdeset dhe ruan flokët nga tharja;
- vaj luledielli, ka funksion antioksidues dhe kujdeset për skalpin;
- vaj ulliri, ka funksion ushqyes dhe mbrojtës;
- vaj argani, ndihmon procesin e shërimit natyror dhe forcon rrënjët;
- vaj avokado, ndihmon flokun e dëmtuar për shkak të acideve yndyrore të bollshme;
- vaj macadamia, siguron lagështirën e nevojshme dhe ndihmon për reduktimin e flokëve të thatë.
Të gjithë e dimë rëndësinë e trajtimit të flokëve dhe duam apo s’duam ta pranojmë, vetëm larja nuk mjafton. Prandaj u binda akoma më shumë për LR Aloe Via Nutri-Repair Hair, që vinte me një kombinim fantastik të shampos, balsamit, maskës dhe mbrojtësit nga nxehtësia.
Për rezultatin si në vijim, veprova lehtësisht pa qenë nevoja të merresha gjithë ditën me maska e trajtime. Thjesht lava flokët si zakonisht me shapmon Nutri-Repair, që përban 45% xhel aloe vera, ekstrakt bio bamboo dhe provitamin B5, ndërsa më pas aplikova balsamin tek rrënjët për 2-3 minuta dhe kaq ishte.
Sigurisht që u kujdesa që të paktën 1-2 herë në javë të aplikoja maskën duke e masazhuar në gjithë gjatësinë e flokëve për rreth 3 minuta. Që i gjithë kujdesi të mos më shkonte dëm duke i dëmtuar sërish flokët me pjastër apo tharëse, u sigurova të përdorja sprucuesin mbrojtës kundër nxehtësisë.
Nëse po pyesni veten se ç’aromë duhet të ketë aloe vera në kombinimin me 7 vajra të ndryshëm, ju siguroj që është fantastike.
Që pas javës së parë të aplikimit, nuk shihja më tufa flokësh kudo nëpër shtëpi, ishin të butë si mëndafsh, majat u përmirësuan ndjeshëm dhe më në fund m’u rikthyen flokët e dikurshëm, të shëndetshëm dhe me shkëlqim.