Për njëri-tjetrin

Ky ishull grek ju pret krahëhapur dhe na besoni që s’do të paguani asnjë qindarkë

11 Gusht 2018

Ky ishull grek ju pret krahëhapur dhe na besoni që s’do të
Syros

Nëse, ashtu si shumë prej nesh, po mendoni të largoheni për pak kohë nga puna juaj 8 me 4, të bëni gati valixhen me gjithë sendet e plazhit dhe të niseni në një ishull grek piktoresk, prisni se një mundësi e artë mund t’ju trokasë në derë.

Ky ishull grek ju pret krahëhapur dhe na besoni që s’do të
Syros

God’s Little People Cat Rescue i vendosur në ishullin Syros, po kërkon një kujdestar për 55 mace, duke ju ofruar strehim dhe shërbime të tjera falas. Gjithë ç’duhet të bëni është të kujdeseni për macet në këtë ‘shenjtore për kafshët’, që siç mund ta dini funksionon si strehëz për to duke u kujdesur pa patur si qëllim që t’i shpërndajë nëpër familje, por thjesht t'i ushqejë dhe mirëmbajë deri në vjekjen natyrore.

Ky ishull grek ju pret krahëhapur dhe na besoni që s’do të

Një kopsht i mbushur plot me mace, një pamje fantastike e detit Egje...Ç’ju duhet tjetër?!

Puna është afatgjate, duke filluar nga 1 nëntori me një kërkesë minimale prej 6 muajsh më pas, në të cilat duhet të bëni 2-3 javë punë vullnetare para se filloni punë zyrtarisht.

Nëse i adhuroni macet, dërgoni CV-në tuaj në [email protected] dhe suksese!