Showbiz dhe TV

Arbana dhe Ledioni janë shokë prej vitesh, e megjithatë ajo mungoi në dasmë

12 Gusht 2018

Arbana dhe Ledioni janë shokë prej vitesh, e megjithatë ajo

Ledion Liço, Arbana Osmani, Eno Popi dhe Xhemi Shehu janë shokë prej vitesh, shokë të mirë madje, dhe natyrisht prisnim që të ishin të gjithë prezentë në ditën më të rëndësishme të Ledionit. Eno dhe Xhemi ishin aty, siç e dimë tashmë, ndërsa Arbana jo, gjë që ngre disa pyetje.

Ftesat e dasmës janë shpërndara para goxha kohësh, që do të thotë se të ftuarit kishin kohë të përgatiteshin e të planifikonin udhëtimin e qëndrimin për dasmën treditore në Itali. Burime pranë Anabel, konfirmojnë se Arbana është parë në Tiranë këto ditë, gjë që e bën mungesën e saj akoma më të çuditshme.

Për më tepër, në dasmë u ftuan moderatorë nga televizione të tjera si Blendi Fevziu apo Marina Vjollca bashke me Getoarin, që ishin të pranishëm. U ftua Erion Veliaj me bashkëshorten, Ajola Xoxën. Ndërsa moderatorja më e rëndësishme prime-time e Top Channel, mungonte (ose nuk ishte ftuar) në dasmën e trashëgimtares së kompanisë mediatike.

Vite më parë, kur Ledioni filloi të dilte me Sarën, u përfol për një ftohje mes tij dhe Arbanës. Shkurtimisht pas kësaj, ata dolën sërish bashkë, duke shuar fjalët.

Nuk mund të shprehemi me siguri për arsyet pas mungesës së Arbanës në dasmë, por diçka nuk shkon këtu.