Pak ditë më parë u konfirmua se Olsi Bylyku, i njohur ndryshe si ‘Kimikati’ nuk do të jetë më pjesë e “Portokallisë”. Aktori i humorit, ndonëse e pohoi edhe vetë lajmin, vetëm sot duket se i ka dhënë zyrtarisht ‘lamtumirën’ kapitullit 2-vjeçar të karrierës së tij.
Orë më parë, në llogarinë e tij të Instagram-it aktori ka sqaruar të gjithë ndjekësit e tij përmes këtij postimi.
“E ndjej detyrim të sqarohem për të gjithë ju që më keni shkruar, më keni telefonuar dhe pyetur pafund mbi largimin tim nga Portokalli, por mbi të gjitha për publikun që më ka mbështetur në rrugëtimin tim deri më sot...
Po, është e vërtetë, nuk do të jem më pjesë e emisionit që më hapi dyert e ëndrrës sime, për të vazhduar në një tjetër angazhim artistik.- shkruan aktori, duke falenderuar më tej televizionin.
Po iki i përlotur për punën që investova dhe marrëdhëniet njerëzore që arrita të krijoj, por i qeshur me të ardhmen që do projektoj pranë publikut shqiptar dhe marrëdhëniet e reja që do ndërtoj.”- përfundoi ai.