E kemi thënë e stërthënë që para se princ Harry të martohej me yllin amerikan, Meghan Markle, kishte një histori të rëndësishme me Chelsy Davy që nisi në 2005-ën dhe përfundoi në 2010-ën. Edhe pse u ndanë, Harry nuk hoqi dorë përfundimisht nga ajo dhe dyshja i ruajnë kontaktet edhe sot e kësaj dite.
Madje, ish- e dashura u shfaq edhe në dasmën e madhe mbretërore, por nga Meghan-i s’ka patur asnjë reagim rreth kësaj. Të paktën, deri më tani.
Duket se Meghan-it do t’i duhet ta shohë edhe më shpesh Chelsy-in pasi thuhet se kjo e fundit është në një lidhje me ish-bashkëshortin e shoqes më të ngushtë të dukeshës.
Meqë ra fjalë, kjo është shoqja e Meghan-it, ndërsa zotëria në fjalë, James Marshall, ish-bashkëshorti i saj dhe i dashuri i Chelsy-it.
Ka zëra që thonë se ka qenë Meghan ajo që e ka prezantuar bashkë dyshen, por e rëndësishme është që të gjithë duken shumë të lumtur. Përfshi këtu princeshën bashkë me mikeshën e saj!
Burimi: Cosmopolitan