Familja e aktorit të famshëm Eddie Murphy do të zgjerohet edhe më shumë, pasi partnerja e tij Paige Butcher do të sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë nga martesa me komedianin.
39-vjeçarja u fotografua e veshur me një fustan të lirshëm që nxirrte në pah barkun e rrumbullakosur.
Çifti është bashkë që prej vitit 2012 dhe kanë një vogëlushe 2-vjeçare, Izzy Oona.
Shkurtimisht (ose jo dhe aq): Eddie Murphy ka një djalë 29-vjeçar, Eric-un, nga lidhja me Paulette McNeely-n. Më pas, vazhdojmë me vajzat Bella Zahra, Zola Ivy, Shayne Audra, Bria dhe djalin Miles Mitchell, të cilët erdhën në jetë nga martesa me ish-bashkëshorten Nicole Mitchell. Eddie ka gjithashtu një djalë 27-vjeçar, Christian, me Tamara Hood-in dhe një vazjë 11-vjeçare, Angel, me ish-anëtaren e “Spice Girls”, Mel B.