Shqipëria

Sulmohet me kallashnikov shtëpia e gazetares Klodiana Lala

30 Gusht 2018

Sulmohet me kallashnikov shtëpia e gazetares Klodiana Lala

Sot rreth orës 03:00 të mëngjesit është sulmuar me kallashnikov shtëpia e gazetares së News24, Klodiana Lala. Sipas “Balkanweb” pjesa ballore e shtëpisë është qëlluar nga 10 plumba që kanë depërtuar edhe në derën kryesore të banesës.

Sulmohet me kallashnikov shtëpia e gazetares Klodiana Lala

Sulmohet me kallashnikov shtëpia e gazetares Klodiana Lala

Shtëpia në fjalë është në pronësi të babait të gazetares dhe në momentin e sulmit në të kanë qenë 8 persona, ndër të cilët edhe 2 vajzat e Klodianës.

Sulmohet me kallashnikov shtëpia e gazetares Klodiana Lala

Për fat të mirë nuk ka patur të lënduar, ndërsa gazetarja dhe bashkëshorti i saj nuk kanë qenë në banesë në momentin që ka ndodhur ngjarja.

Ndërkohë pas ngjarjes një grup policor ka mbarritur në banesë dhe ka marrë në pyetje fqinj dhe të afërm të familjes.