Dy ditë më parë, në Noto, Siçili u mbajt ceremonia martesore e Chiara Ferragni- it dhe Fedez- it, një ceremoni që kaloi çdo pritshmëri të mundshme. Nëse për disa dasma qe thjesht, bukur, pastër: MAGJ?KE pati edhe nga ata që nuk ndanë të njëjtin mendim.
Opinionistja dhe kritikja italiane Selvaggia Lucarelli në një postim të gjatë në Facebook, ndër të tjera shprehet:
''Siç priftërinjtë janë martuar me Perëndinë, Chiara është martuar me followers- at e saj. Kaq shumë, sa në dasmë qenë (të pranishëm) vetëm ata. Mungesë miqsh, asnjë i famshëm, një provë e gjallë që tregon se në jetën e saj dhe të Fedez- it, po të lësh mënjanë virtualitetin mbetet pakgjë.’’ shoqëruar nga një foto, ku si për të mbrojtur atë çka tha më sipër, shfaqen të sapomartuarit teksa janë gati për t’u puthur ndërkohë që të tjerët rreth tyre janë duke regjistruar me celularë gjithçka.
Por nuk vonoi shumë dhe përgjigjja e Fedez- it erdhi përmes një reagimi në Twitter:
''E dashur Selvaggia, je gjithmonë kaq e dashur, objektive dhe pak e acaruar. Shoh si koha kalon por ti gjithmonë mbetesh e ndjeshme dhe e matur në peshimin e fjalëve, pa i ngacmuar instiktet më të ulëta. Dije se për ne je një burim frymëzimi.’’
Cara Selvaggia, sei sempre così gentile, obbiettiva e poco rancorosa. Vedo che il tempo passa ma tu rimani sempre sensibile e attenta nel pesare le parole, senza mai solleticare gli istinti più bassi. Sappi che per noi se una fonte di ispirazione ?
— Fedez (@Fedez) September 2, 2018
''Nga dikush që zgjedh një ëngjëll që bën çiçin dhe nxjerr vodka prisja pak autoironi.’’ është përgjigjur kritikja.
''Më pëlqen të dal jashtë pritshmërive të të tjerëve, të kemi lënë një fetë tortë që të vish t’i bësh vlerësimin edhe asaj. Mezi po presim.’’
''Forca Fedez, largoje celularin dhe shijoje ditën tënde të parë si i martuar. Urime’’
''Të mendoja më autorironike. Po shkoj t’i marr leje gruas nëse mund të lahem në psihinë. Të këshilloj të mos qëndrosh shumë përpara kompjuterit për t’iu përgjigjur komenteve dhe shijoje ditën edhe ti. Faleminderit per urimet gjithsesi.’’ ka përfunduar përplasja virtuale.