Legjenda e muzikës, Paul McCartney, dha një intervistë para shkrimtarit Chris Heath për “GQ”. Ndër të tjera, ai zbuloi disa detaje të së kaluarës, të panjohura më parë.
Teksa fliste për vitet e para të njohjes së tyre, McCartney u shpreh: “Ishim tek shtëpia e John-it dhe në vend që të pinim dhe të festonim, po qëndronim ulur në karrige. Papritur ikën dritat dhe dikush nisi të masturbohej. E kështu bëmë të gjithë.”
“Menduam të pëshpërisnim një emër, dhe të gjithë njëzëri thamë ‘Brigitte Bardot’”, shtoi ai për veprimin e shumë viteve më parë.
I pyetur nga Haith nëse vazhdoi ky ritual, McCartney e mohoi një gjë të tillë. “Nuk ishte orgji, ndodhi vetëm një herë. Ose maksimumi dy. Ishte thjesht një takim grupi, që më pas u harrua. Ishte i padëmshëm. Askush nuk u dëmtua, madje as Brigitte Bardot.”
Intervistën e plotë mund ta lexoni këtu.