Për njëri-tjetrin

Heronjtë shqiptarë: Mësuesit në Skrapar ndërtojnë vetë shkollën

12 Shtator 2018

Heronjtë shqiptarë: Mësuesit në Skrapar ndërtojnë

Rreth një vit më parë, dy mësues u bënë pjesë e programit “100 milionë” në Top Channel, ku fituan 2 milionë e gjysmë lekë. Donald Dervishi dhe Borsion Spaho vendosën të grumbullonin pak më shumë se 10 milionë të tjera nga kompani të ndryshme.

Fill sapo mblodhën paratë, ata nisën ëndrrën për të ndërtuar një shkollë në fshatin Vëndresh Mal në Skrapar. Të ftuar në emisionin e pasdites “Ftesë në 5”, djemtë rrëfyen se e kishin bërë këtë gjë nisur nga kushtet e vështira të fshatit, të cilat pengojnë arsimimin e fëmijëve.

Heronjtë shqiptarë: Mësuesit në Skrapar ndërtojnë

“Të gjithë duhet t’i mendojmë gjërat ndryshe. Vetëm diploma apo rroga në fund të muajit nuk të bën mësues. Misioni është më i gjerë.”

Pra, kush tha që superheronjtë veshin pelerina?!