Moda

Në natën gjigante: Aktorja vesh fustanin e nusërisë nga martesa me ish- bashkëshortin

18 Shtator 2018

Në natën gjigante: Aktorja vesh fustanin e nusërisë nga

Siç ju bëmë me dijeni edhe pak më parë, mbrëmjen e djeshme u mbajt në Microsoft Theater, Los Angeles, ceremonia e ndarjes së çmimeve Emmy. Duket se protagonistët e kishin ndarë mendjen për të surprizuar të ftuarit, njëri pas tjetrit.

Pas propozimit të papritur të regjisorit, Glenn Weiss dëgjoni çudinë e radhës: një aktore vendosi të shfaqej në event me fustanin e nusërisë nga martesa me ish- bashkëshortin.

Në natën gjigante: Aktorja vesh fustanin e nusërisë nga

Bëhet fjalë për aktoren e “The Marvelous Mrs. Maisel”, Alex Bornstein e cila pranoi për Glamour se fustani që mbante veshur ishte fustani i dasmës së saj.

Në natën gjigante: Aktorja vesh fustanin e nusërisë nga
Shkëputur nga The Marvelous Mrs. Maisel

Në natën gjigante: Aktorja vesh fustanin e nusërisë nga

Teksa shkelte mbi tapetin e kuq, aktorja u rrëfye:

“Ky është fustani im i nusërisë, 20 vite më parë. Martesa nuk zgjati por fustani po dhe dëshiroja t’i jepja një frymë të re, një jetë të re, kështu që u shndërrua në fustanin tim të Emmys. Kjo është gjithë e vërteta.”

Në natën gjigante: Aktorja vesh fustanin e nusërisë nga

Jo keq si ide, ë?