Mustafa Nano ftoi Robert Aliajn puntatën e djeshme të “Provokacija” dhe biseda shkoi fiks siç e imagjinoni. Aliaj flet për bastunin e tij të shtrenjtë dhe mbathjet e shtrenjta të të tjerëve, pi raki rrushi nga faqorja e vet dhe thotë togfjalësha si “arkitekturë fallike” dhe “toga e pushkatimit të jep një eksitim të paparë”.
Nejse, dalim në temë. Mustafa Nano e pyeti Aliajn për herën e tij të parë dhe Aliaj, krejt natyrshëm tha:
“Kam qenë i vogël dhe nuk kam bërë dashuri, më ka përdhunuar një femër, një mami. Është hera e parë që e them. Nuk ishte traumatike, më pëlqeu shumë, thjesht më shkatërroi. Bënte xhiro aq shumë saqë më copëtoi fare. Xhironte shumë, me shpejtësi të madhe. Unë isha 16 vjeç.”
Dhe vijon me... Bëhuni gati
“Unë e dëshirova pas aktit. Dhe një femër kur përdhunohet e ka një moment kënaqësie, por kjo s’do të thotë që s’është dhunuar.”
Një burrë maxhoren, me të drejtë vote, doli në televizor dhe tha se gratë e shijojnë përdhunimin. Injoranca është vërtet lumturi. Të paktën Nano i tha të mos flasë për përvoja që nuk i njeh.
“Unë po flas për një përvojë timen dhe u tregova shumë i sinqertë. E quaj përdhunim sepse s’ishte dëshira ime. Isha në një dasmë tek Zogu i Zi, një zonjë aty më tërhoqi vëmendjen dhe në një moment më çoi tek shkolla e partisë. Unë aty, në një moment të dasmës u gjenda në bar. Nuk më shihte njeri, unë edhe mund të kisha vdekur. Ajo ishte ekstremisht e eksituar, në një ekstazë të paparë, unë e mbaj mend sipër meje. Isha i mbytur fare në tokë. Unë në tokë ajo sipër, gjysmën e trupit e kishte në këmbë. Nuk ka pasur trauma, edhe më vonë e kam përjetuar si kënaqësi, por kjo nuk do të thotë që s’është përdhunim.”
Nëse s’ndiheni mjaftueshëm në siklet nga ky ndërveprim, Aliaj foli dhe për silikonin pas Nanos që tha “më keqkuptuan sepse unë vdes të shoh një grua lakuriq” duke i referuar debatit me Ilda Bejlerin.
“Më ka ndodhur një përvojë shumë e keqe në një marrëdhënie me një femër, nga këto të shpejtat. Unë pa dashje e kapa në gjoks dhe më ngeli lëkura si shuk letre në dorë. Ndërsa një top si qofte ose petull, silikoni brenda lëvizte andej-këtej.”
Unë ndërkohë: