Historia Ime

Dikur ndihesha anormal, por sot jo: Fetishi për gomën me ka pasuruar jetën seksuale

22 Shtator 2018

Dikur ndihesha anormal, por sot jo: Fetishi për gomën me ka pasuruar

Gjithçka nisi kur isha 13 vjeç dhe bleva një kapuç noti; u mahnita nga ndjesia e butë e gomës, zhurma që bënte, aroma. S’e di pse e lidha gomën me seksin, por fillova të masturbohesha me të, dhe që atëherë, jeta ime seksuale s’ka qenë më e njëjta.

Si adoleshent, ndihesha anormal, deri kur zbulova revista si AtomAge, Shiny and Smooth, të mbushura me foto njerëzisht veshur me latex. Aty, u çlirova dhe kuptova që ka të tjerë si unë.

Tani jam në të 60-at, dhe edhe pse shoqëria po tregohet më tolerante me format e pazakonta të seksualitetit si BDSM apo latex, fetishet, në thelb, mbeten të papranueshme. Objekte të caktuara – si takat e larta, fundet e ngushtë apo rrobat e lëkurës – që mund të konsiderohen fetish, janë më të pranueshme nga masa sepse janë rroba të përditshme në fund të fundit.

Karakteristikat e gomës – fakti që nxehet ose ftohet në varësi të temperaturës së ajrit – nuk e lejojnë të përdoret në veshje.

Një problem i vazhdueshëm për shumë si unë është “Si t’ia them partnerit”, të trembur se mos partnerët tanë na shohin me sy tjetër. Jam me fat që gruaja ime prej 30 vitesh, edhe pse s’është entuziaste për pasionin tim për gomën, e toleron. E pranon që ndonjëherë unë vesh latex dhe ndonjëherë – sidoqoftë shumë herë më pak nga çdo të më pëlqente mua – vesh latex edhe vetë.

Fetishi im i gomës është një pjesë integrale e jetës sime. Nuk kurohet dhe nuk dua të kurohem. Më ka pasuruar jetën.

Shkruar nga një burrë anonim për The Guardian