Shkurtimisht: Fjoralba Ponari la “Procesin Sportiv” pas një sezoni të shkurtër, por intensiv dhe Nevina Shtylla u vendos në krah të Edi Manushit. Megjithatë Fjoralba dhe Manushi do të drejtojnë sërish një emision së bashku.
Në një intervistë për vetë Fjoralba pak kohë më parë, ish-bashkëmoderatoren e tij në “Top Arena”, Manushi tha se s’ka ndërmend të largohet nga Top Channel a ta lërë Fjoralbën pas. “Ty do të të marr me vete,” i tha ai në fund të intervistës. Siç intervistoi ajo Manushin, e intervistoi ai atë dhe në një moment u shpreh se “ky nuk është terreni më i mirë për mua, por për sa kohë shanset janë të barabarta, mund ta provojmë veten.”
Anabel.al kontaktoi me Fjoralbën, e cila pohoi se bëhet fjalë për një emision që do të transmetohet të dielave në Top Channel, që pas javës së fundit të tetorit.
Duke qenë se muzika do të jetë një ndër elementet e këtij programi, Fjoralbën do ta shohim edhe duke kënduar pranë një njeriu të dashur, që me shumë gjasë do të jetë e motra, Jehona Ponari, ish-pjesëmarrëse në "The Voice of Albania".