Meshkujt

6 tipet kryesore të çunave shqiptarë në club-e

3 Tetor 2018

6 tipet kryesore të çunave shqiptarë në club-e

Nëse jeni natyrë që sado pak e frekuentoni jetën e natës në kryeqytet dhe jo vetëm, me shumë mundësi duhet të keni vënë re tipet kryesore të çunave shqiptarë në klube.

#Seriozi

Më gjasë duhet t’ju ketë qëlluar të shihni nëpër club-e nate djem që qëndrojnë të veshur me kostume. Ata kanë tendencën për të mos e kaluar masën me pijen, që do të thotë jo më shumë se dy gota deri në fund të mbrëmjes dhe fare socializim me turmën.

#Pijedashësi

Pijedashësit janë pa dyshim më të dhënë pas qejfit, por më shumë pas alkoolit. Për ta nuk ka rëndësi cili DJ luan apo cili këngëtar këndon, misioni i tyre është i qartë: Të bëhen tapë deri në fund të mbrëmjes!

#Shpirti i festës

Përgjithësisht çdo grup shoqëror e ka dikë që merret me organizimin dhe me ngritjen e humorit të gjithë të tjerëve. Ai është përfaqësuesi më i denjë në pistën e kërcimit dhe i vetmi që di të shijojë siç duhet daljen në club.

#Gjahtari

Epo ta pranojmë se në club ka edhe nga ata djem që shkojnë vetëm për të gjetur të dashur ose një vajzë për të kaluar natën. Përgjithësisht këta tipa harrojnë të shijojnë festën, pasi mendja e tyre punon vetëm e vetëm për të joshur vajzat që kanë rreth e rrotull.

#VIP-i

Shpirti i festës nuk është asgjë përpara VIP-it. Ky i fundit njeh këdo, çdo dy metra takon dikë dhe nëse del me të me shumë mundësi pjesën më të madhe të kohës në club ke për ta kaluar vetëm.

#"Dan Blizerian"

Nuk do shumë mend që djemtë e këtij lloji shkojnë në club për të shfaqur në publik “suksesin” që kanë me femrat. Përgjithësisht ata i gjenë në zonën VIP të rrethuar nga shishe, fishekzjarre dhe vajza, shuuuuumë vajza.

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.

 
 
 
       
Ana Haxhimali
Gazetare