Celebrity

Rezarta Shkurta dhe bashkëshorti shprehin dashurinë në Instagram

11 Tetor 2014

Rezarta Shkurta dhe bashkëshorti shprehin dashurinë në Instagram

Rezarta Shkurta ka postuar ditën e djeshme një fotografi në Instagram, që shkruante : Shtëpia është atje ku bashkëshorti është. Rezarta ka dashur t’i tregojë fansave të saj dashurinë që ajo ka për bashkëshortin. Ajo e ka shoqëruar foton me një dedikim për të duke shkruar: Të dua më shumë se jetën time. Nuk ka munguar edhe përgjigja e bashkëshortit i cili i komenton më poshtë: Të duaaa pafund <3.

 Por a janë ata vërtetë kaq të lumtur e të dashuruar? Referuar një studimi të publikuar në Personality and Social Psychology Bulletin, shpjegohet se ekziston një lidhje e drejtë midis ankthit në një lidhje, dhe tendencës për të publikuar vazhdimisht në rrjetet sociale poste mbi sa të lumtur dhe të dashuruar jeni. Në studim thuhet se njerëzit të cilët kanë probleme në lidhjen e tyre, gjejnë ngushëllim duke postuar në rrjetet sociale mbi "lumturinë" e tyre. Të jetë ky dhe rasti i Rezartës?