Rita Ora pranoi se ishte ndarë nga muzikanti Andrew Watt e ftuar tek The Jonathan Ross Show në ITV të enjten, pavarësisht se nuk dha detaje mbi arsyet e ndarjes.
Pavarësisht se u përpoqën ta mbanin të fshehtë lidhjen, Rita dhe Andrew u panë bashkë për herë të parë gjatë një udhëtimi në Romë vitin e kaluar.
Përpos ndarjes nga muzikanti, Rita iu referua edhe ish-të dashurit tjetër, DJ të famshëm Calvin Harris. Moderatori Jonathan Ross e pyeti nëse do të zgjidhte për t'u lidhur një skocez, gjerman apo italian. Rita u përgjigj shkurt: “Kam qenë më parë me një skocez, me të cilin kam kaluar kohën më të bukur.” Calvin Harris është nga Skocia, vazhdojmë.
“Vë në pikëpyetje gjithçka, analizoj gjithçka. Unë jam shqiptare, jam e zjarrtë. Dua të përjetoj çdo gjë me personin që kam në krah. Dashuroj me zemër”, u shpreh ajo.
Ora dhe Harris ishin bashkë për gati 1 vit dhe bashkëpunuan në këngën “I Will Never Let You Down”.
Për të tjera detaje nga karriera e Ritës dhe lançimi i albumit "Phoenix" mund të klikoni këtu.