Që pas dasmës super magjike dhe ardhjes në jetë të vogëlushit, njerëzit janë gjithnjë e më shumë kureshtarë për jeten e Chiara Ferragni-t dhe bashkëshortit të saj Fedez. Blogerja dhe reperi kujdesen të ndajnë në llogaritë e tyre të Instagram-it pothuajse çdo gjë i ndodh brenda 24 orëve.
Së fundmi, çifti është shpërngulur sërish në Los Angeles dhe fundjavën e parë atje kanë zgjedhur ta kalojnë me një dyshe tjetër shumë të famshme dhe mbi të gjitha shqiptarësh. Dua-n dhe babain e saj Dukagjin Lipën.
Blogerja italiane duket se ka një simpati të veçantë për yllin e muzikës dhe kohët e fundit madje, janë bërë edhe mikesha.
Pak orë më parë, çifti dhe këngëtarja kanë postuar në llogaritë e tyre të Instagram-it momente nga mbrëmja e tyre.
Argëtimit, i është bashkuar edhe i ati i Dua-s i cili dëgjohet tek përpiqet për të folur italisht me reperin pasi ja kërkon ky i fundit.
“Ishim në një klub striptizmi bashkë me Dua-n dhe babain e saj, por atje s’lejohen foto!”- dëgjohet të thotë Fedez në një prej postimeve.
Katërshja duken më komod se kurrë dhe po e shijojnë në maksimum shoqërinë e njëri-tjetrit.