Social Buzz

3 histori të frikshme shqiptare!

8 Tetor 2018

3 histori të frikshme shqiptare!

Përshëndetje Anabel! Do tregoj një histori që i ka ndodhur mamit tim para 5 vitesh. Nuk kishte ditë perëndije të mos qante në shtëpi; shikonte një grua me të zeza që vërtiteshe nëpër shtëpi. Babi i shkonte nga mbrapa duke e qetësuar, kontrollonte nëpër dollapet e shtëpisë se [mami] thoshte që aty ishte fshehur gruaja. Varrezat e qytetit i kemi afër shtëpisë dhe mamit i ishte shfaqur ajo gruaja në mes të një varri të hapur dhe ia bënte me dorë, mamai kërkonte të shkonte te ajo por babi e ndaloi. Vjen në dhomën time dhe të motrës dhe qante sipër kokës sonë. Unë u zgjova dhe tha: Sa mirë që u zgjove, erdha t’ju mbroj se ajo gruaja rri në fund të këmbëve tuaja. Për pak sa nuk më pushoi zemra por prapë e kontrolova veten që mos e frikësoja mamin dhe kështu me radhë na u bë si rutinë ku çdo natë dëgjonim mamin duke qarë e duke u vërtitur nëpër shtëpi derisa u shërua pasi ishte e pushtuar nga ajo gruaja.

3 histori të frikshme shqiptare!

Mirëmbrëma Anabel. Dua dge unë të tregoj një histori që i ka ndodhur dikujt shumë afër meje. Është histori e vërtetë. Një familje që jetonte në periferi të Tiranës, një pasi familjarët ranë në gjumë, babai ngrihet për në tualet dhe kalon te dhoma e djalit pasi djali zbulohej natën dhe duke qenë se ishte dimër ta mbulonte të mos ftohej. Kur hyn në dhomën e djalit shikon një vajzë me një fustan të bardhë që fërkonte kokën e djalit. Sapo vajza e pa babain i ngrit në këmbë dhe thjesht i tha “Shhhht” duke vendosur gishtin tregues te buzët. Babai i hutuar nga ajo që pa shkoi të zgjhonte gruan. Kur të dy shkuan te dhoma e djalit vajza tundi kokën dhe u zhduk. Mbas tre ditësh djali vdiq pasi e zuri korrenti. Shumë njerëz i thanë që nuk duhej të tregonte sepse ajo ishte një shpirt i mirë. Ju betohem që është histori e vërtetë pasi ma ka treguar vetë babai i djalit.

3 histori të frikshme shqiptare!

Mirëmbrëma Anabel! Dua të tregoj edhe unë një histori timen rreth këtyre gjërave. Ishim një natë vere duke ndenjur jashtë me familjen edhe papritur dikush më telefonon edhe largohem paksa nga njerëzit. Telefonata zgjati rreth gjysmë ore dhe kur e mbylla të tjerët kishin hyrë brenda sepse kishte filluar të frynte një erë e ftohtë por unë s’e kisha venë re. Kur kthehem per të ikur brenda dëgjoj një zë të zymtë që më thërriste në fillim mendova se m’u duk mua por ai zë vazhdonte të thërriste emrin tim, ktheva kokën e tmerruar edhe pashë një hije gruaje. Kishte flokë të zi të gjatë, sy të kuq edhe fustan të bardhë të grisur në fund dhe pis; më zgjati dorën e vazhdonte të më afrohej. Sinqerisht u tmerrova, ika me vrap brenda dhe që atë natë e shoh shpesh në ëndërr. Ka raste që zgjohem dhe ajo është aty.