Emina Cunmulaj ka një familje për t’u pasur zili. Modelja ka dhjetë vite krah Sam Nazarian, biznesmenit që është tanimë bashkëshorti i saj. Kanë dy vajza bashkë, Ella Faria dhe Mia Soraya dhe duken shumë të lumtur.
E ftuar në “Xing me Ermalin”, Emina rrëfeu historinë e njohjes së tyre, në një ishull në Karaibe. Ajo ishte atje me një shok të sajin grek dhe familjen e tij. Sam po pushonte me një grup shoqëror. Një vajzë nga grupi i Sam iu afrua Eminës dhe u ofrua ta prezantonte me një djalë, meqë qëllimi i saj për vitin e ri ishte gjetja e një partneri për t’i hapur zemrën e për të krijuar një familje.
Sam erdhi te unë, më dha dorën, më tha, ‘çkemi unë jam Sam’. Pastaj më pyeti, “A je greke?” Unë, si patriote, më vloi gjaku. ‘Jo, I thashë. Pse?’ ‘Të vjen era djathë, prandaj,’ më tha”.
Pas katër muajsh bashkë, Sam i kërkoi Eminës ta prezantonte me familjen e tij. Natyrshëm nervoze, Emina s’dinte ç’pyetje do t’i bënin apo ç’donin të dinin prej saj.
“Emina, duhet të të bëj një pyetje shumë serioze,” i tha vjehrri në një moment. “A mund ta prekësh majën e hundës me gjuhë?” Kur ktheu sytë nga Sam, u has me “a mundesh?” Kështu u thye akulli.
Ndërsa propozimi ishte diçka tjetër. Pas një nate të çmendur vajzash në Las Vegas me shoqet dhe motrën për të festuar ditëlindjen e saj të 30, Emina u kthye në shtëpi, në një darkë të organizuar nga vetë Sam, me chef dhe kamarierë.
“E lodhur, u ngita sipër të bëja një dush dhe vesha rroba të thjeshta, rroba shtëpie. Kur Sam është i lumtur, bën dolli dhe zakonisht shpreh ndjenja. M’u duk sikur po shprehte ca ndjenja më shumë se zakonisht dhe thashë ç’po ndodh. Apartamenti ynë i atëhershme shihte në bulevard nga hoteli që po ndërtonte Sam asokohe. Ia bëri me dorë nga hoteli dhe tha ’s’mund ta kisha ndërtuar këtë hotel pa ty. A do të më bashkohesh të ndërtojmë gjithçka bashkë?”
Aty Emina shpërtheu në lot, “në lot dhe qurre”. Po qante aq shumë sa s’po i kthente përgjigje?
“Pra, po apo jo, më tha dhe më tregoi diamantin. Aty i thashë YEEEEEES!”