Kantautori i njohur Gjergj Leka ka qenë ditën e djeshme i ftuar tek “Rudina”, ku ka folur për projektin e tij më të fundit muzikor, një klip që flet për jetën e tij. Gjatë intervistës Gjergji i është përgjigjur pyetjeve të drejtuara për të nga disa kalimtarë të rastësishëm dhe në njërën prej tyre kantautorit i është dashur të tregojë nëse beson apo jo në Zot.
Për t'u përgjigjur Gjergji ka ndarë me shikuesit një ndodhi shumë personale, që lidhet me një tatuazh me elementin e kryqit që kantautori e ka në zonën e qafës rrëzë veshit.
“E para punës unë kam këtë (kryqin tatuazh) dhe që ta dini e kam bërë, jo në kohën e demokracisë. E kam bërë më herët dhe kam ngrënë edhe nja katër muaj kështu domethënë...gjëra. E kam bërë se kështu ka qenë koka ime. Të isha tani nuk do e bëja, por nuk jam bërë pishman.”
Intervistën e plotë mund ta ndiqni këtu.