Timothée Chalamet dhe Lily-Rose Depp, protagonistët e kësaj fotoje që më besoni do të hyjë në histori, deklaruan në një farë mënyrë se janë bashkë. Fotografi e quajti një “puthje dramatike në shi”, unë e quaj provë që dashuria ekziston. Kush puthet më kështu sot e kësaj dite. Në këtë ekonomi? Në këto kushte? S’e besoj.
Ku realizua kjo foto, dyshja sapo kishte dalë nga një restorant ku porositën pulë të pjekur. Një burim tha për E! se s’linin moment pa e prekur njëri-tjetrin. “Rrinin krahë për krahu në radhë. Dukeshin shumë të lumtur.” Ah ç’dashuri.
Më parë, çifti i ri është parë në rrugë nga një tjetër burim që foli për Us Weekly. “Po ecnin në rrugë dhe ai ndaloi dhe e afroi pranë vetes. Pastaj filluan të putheshin, për një minutë a më shumë.”
Unë, në këto momente:
Timothée Chalamet, 22, bëri për vete gjithë botën me rolin e Elios në “Call Me By Your Name”. Shikojini këto kaçurrela, këta sy të trishtuar, si mos të të bëjë për vete ky...
Ndërsa Lily-Rose Depp, e bija 19-vjeçare e Johnny Depp dhe Vanesa Paradis, është bjonde, e gjatë, me lëkurë të akullt e vështrim përçues.
Një çift përrallash!