Emisioni i të dielës në Top Channel është kthyer në një subjekt të përjavshëm për mediat online. Sidoqoftë, mbetet gjithnjë diçka më tepër për t’u thënë. Në Instagram, Fjoralba Ponari, një prej moderatoreve të këtij emisioni, iu përgjigj dy prej pyetjeve që kishin ndjekësit. Zbuluam kur do të fillojë programi i menduar për në fillim të tetorit dhe të tjera detaje për formulën.
“Për të përmbushur gjithë ato kritere e pritshmëri që kemi për programin, është vendosur që të startojmë përfundimisht në janar,” shkruan Ponari dhe shton se të dielave në Top Channel do të ketë fëmijë, showbiz, nga ai i sikletshmi, muzikë sigurisht. Me pak fjalë, pak nga të gjitha.
Nga një tjetër seancë pyetje-përgjigje po në Instagram, dimë se programi do të ketë dhe thashetheme, lojëra, sport, të qeshura dhe të qara.
Përveç Fjoralba Ponarit dhe Edi Manushit, dy personazhe të tjerë që do të moderojnë segmente të ndryshme të programit ende pa emër, do të jenë Jonida Maliqi dhe Xhilda Luzi.