Vip Vanity

Ekzatësisht, çfarë ka në frigoriferin e Bella Hadid

30 Tetor 2018

Ekzatësisht, çfarë ka në frigoriferin e Bella Hadid

Si shumica e modeleve që do të marrin pjesë në sfilatën e Victoria’s Secret, Bella Hadid gjithashtu i është futur me kokë përgatitijeve. Përveçse poston selfie në palestra përditë, Bella tregoi dhe ç’mban në frigorifer. Të themi të drejtën, s’jemi aspak të habitur që është i mbushur me gjëra të shëndetshme, të organizuara në rreshta, fiks si i pëlqen mamit. “Nëse ndonjëri do që t’i mbush dhe organizoj frigoriferin, jam e lirë mëngjeseve,” shkruan Bella. Ku aplikohet, shkruajmë ne.

Në raftin e sipërm, Bella rreshton kos me fruta nga Islanda, pa yndyrë , pak reçel mjedre, dhe gjalp bajamesh dhe arrash shqeme, të njohur për yndyrën e shëndetshme. Në qendër, Bella mban gjithë pijet: ujë kokosi, kombucha, San Pellegrino, lëngje frutash dhe qumësht drithi.

Ekzatësisht, çfarë ka në frigoriferin e Bella Hadid

Rafti në fund i është dedikuar produkteve të freskëta si karrotat dhe selinoja, shohim tasa me mjedër dhe manaferra, kavanoza me humus dhe pesto. Ndërsa në sirtarë, gjeni mollë, djathë, akoma më shumë humus dhe sallam organik të papërpunuar.

Ekzatësisht, çfarë ka në frigoriferin e Bella Hadid

Bella e shpreh vazhdimisht dashurinë e saj për picën. Karbohidratet nuk e trembin këtë vajzë. Këshilla më e vyer që ka dhënë ndonjëherë? “Nëse të hahet bukë, ha bukë,” tha Bella dikur.

Në një ditë tipike, Bella tha për Harper’s Bazaar se i pëlqen të hajë ushqime me proteinë si salmoni, pula apo perimet. “Nëse s’ha asnjë nga këto, atëherë u kthehem makaronave. Më pëlqen të ha proteinë sepse lodhem nëse ha shumë, kështu që përpiqem të ngopem me ushqime që më bëjnë të ndihem mirë. Pi shumë lëngje jeshile,” tha ajo. “Mbaj lëng xhenxhefili në frigorifer dhe pi një nëse ndihem e lodhur. Pi dhe shumë kafe. Pi tre espresso para mesditës.”

I morët shënim të gjitha? Nëse jo, ky artikull është këtu për ju.