Instagramming

Kushdo që gjeti forcën pasi iu thye zemra, duhet të dëgjojë këtë këngë të Anxhela Peristerit

30 Tetor 2018

Kushdo që gjeti forcën pasi iu thye zemra, duhet të

Pavarësisht se mund të ketë eksperimentuar me disa rryma muzikore, përfundimisht Anxhela Peristeri është një ndër mjeshtret e baladave. Pas këngës së ndjerë “Shpirti ma di”, ajo publikoi sërish një baladë, po aq e fortë sa e para.

Titullohet “Pa mua” dhe është një prodhim i “ThreeDots Production”, me muzikë nga Kledi Bahiti dhe tekst nga vetë Anxhela.

“Dhe ja kështu
mbaroi këtu,
ike pa fjalë.
Ndoshta më mirë,
tani je i lirë
S’ka më kuptim,
s’doje ti një premtim,” i drejtohet ajo “atij” që i theu zemrën.

Kushdo që gjeti forcën pasi iu thye zemra, duhet të

Refreni është akoma më i fuqishëm se strofa e parë, ku pasi ka gjetur forcën të ringrihet, ajo është e bindur se do të vijë edhe dita e saj.

Kushdo që gjeti forcën pasi iu thye zemra, duhet të

“E kur ta ndjesh se nuk jam më unë një hije,
përkedhelte shpinën tënde kur flije,
do trishtohesh,
do mendosh ti se nuk ke më jetë.”

??