Horoskopi Mujor

Horoskopi i Susan Miller për muajin nëntor 2018: Peshorja dhe Akrepi

1 Nëntor 2018

Horoskopi i Susan Miller për muajin nëntor 2018: Peshorja dhe Akrepi

Horoskopi i Susan Miller për muajin nëntor 2018: Peshorja dhe Akrepi

Në nëntor, mblidhni forcat dhe kërkoni një rritje rroge. Hëna e re e 7 nëntorit - e vetmja në këtë vit që ndriçon shtëpinë tuaj të të ardhurave – është në pozicionin perfekt për të marrë një përgjigje pozitive. Praktikojeni prezantimin tuaj në shtëpi dhe më pas lini takim me shefin në një prej dhjetë ditëve që pasojnë 7 nëntorin.

Nëse jeni të vetëpunësuar, kushtojini më shumë vëmendje marketingut, publicitetit apo rrjeteve sociale – do të fitoni goxha para pas hënës së re.

Neptuni dhe Platoni do të jenë vendosur në një pozicion të volitshëm përkrah hënës së re dhe duket se gjithë përpjekjet që keni bërë në punë ju kanë kthyer në një anëtar të vyer të stafit. Jeni të punësuar ose jo, doni të punoni me kohë të plotë a të pjesshme, shanset që të gjeni një vend të lirë janë të shkëlqyera. Nëse punoni në arte ose në fusha kreative, puna e re do t’ju gëzojë dyfish, pasi është posaçërisht për ju.

Diku tjetër në grafikun tuaj, Afërdita, planeti juaj sundues, ka qenë në prapavijë që prej 5 tetorit dhe s’do të kthehet në vijë të drejtë deri më 16 nëntor. Nëse disa prej planeve apo propozimeve tuaja hasen me vonesa, jini optimistë pasi është thjesht e përkohshme. Mërkuri, planeti i komunikimit, negociatave, blerjeve dhe shitjeve, udhëtimeve dhe dërgesave, do të kalojë në prapavijë të njëjtën ditë që Afërdita kthehet në vijë të drejtë, më 16 nëntor. Mërkuri do të qëndrojë në prapavijë deri më 6 dhjetor. Mos firmosni dokumente të rëndësishme këtë muaj. Nëse është e pashmangshme, kini parasysh se disa pjesë të marrëveshjes do të ndryshojnë jashtë parashikimeve tuaja dhe do të nevojitet të diskutohen më vonë.

Jupiteri, planeti i fatit të mbarë, do të zhvendoset në shtëpinë tuaj të komunikimit nga 8 nëntori deri më 2 dhjetor 2019, për plot 13 muaj. Jupiteri në këtë zonë të grafikut do t’ju mprehtësojë aftësitë komunikative dhe do t’ju falë një platformë ku t’i përdorni. Nëse keni punuar gjithmonë me rrjetet sociale, mund t’ju kërkojnë të prodhoni një seri videosh ose podcastesh për kompaninë. Nëse ëndërroni të shkruani një libër, Jupiteri do t’ju tregojë si ta bëni realitet. Nëse doni të motivoheni, ndiqni një kurs mbi shkrimin kreativ pas hënës së re të 7 nëntorit.

Marsi do të largohet nga shenja e Ujorit dhe do të hyjë në shenjën e Peshqve, duke i dhënë energji sektorit tuaj të punës. Prej mesit të nëntorit e në vijim, do të jeni shumë të zënë, kështu që shoqëria do të kalojë në dorë të dytë. Me shumë mundësi do të gjeni një punë sezonale pranë sezonit të festave. Nëse keni nevojë për një punë, në këtë periudhë jeni më me fat.

Hëna e plotë e 22 nëntorit do të jetë ndryshe nga rutina juaj normale. Meqë bie në shenjën e Binjakëve, në shtëpinë tuaj të nëntë, kjo hënë e plotë do t’ju bëjë të dëshironi të udhëtoni. Udhëtoni me patjetër, edhe pse pushimi juaj do të jetë i shkurtër pasi hënët e plota kanë ndikim vetëm dy ditë para dhe dy ditë pasi ndodhin. Udhëtoni për të takuar familjen, motrën a vëllain, ose familjen e partnerit. Nëse nuk keni familjarë larg, atëherë merrni në konsideratë një paketë turistike.

Ditët më me fat të vitit janë 25-26 nëntor, kështu që nëse vendosni të udhëtoni, sigurohuni ta bëni këto ditë. Jupiteri dhe Dielli do të jenë në të njëjtën linjë me sektorin tuaj të udhëtimeve. Udhëtimi juaj do të jetë luksoz dhe i paharrueshëm në çdo mënyrë të mundshme. Do të ktheheni tërësisht të relaksuar. Gjithashtu, sigurohuni të telefononi, motrën a vëllanë tuaj më 25-26 nëntor – do të dëgjoni lajme të mira. Me shumë mundësi, vëllai a motra do t’ju japë një këshillë të vyer në lidhje me diçka që ju mundon prej kohësh.

Para sezonit të festave, shumë dyqane organizojnë ulje masive për të Black Friday dhe Cyber Monday, respektivisht 23 dhe 26 nëntor. Sidoqoftë, Mërkuri do të jetë në prapavijë deri më 6 dhjetor. Kini parasysh se ujdia nuk ia vlen nëse ti, ose personi që do t’ia dhurosh, nuk ka nevojë ose nuk e pëlqen pajisjen elektronik. Do të ketë akoma më shumë ulje më 21 dhjetor, kur Mërkuri të bashkohet me Jupiterin. Lërini blerjet për atëherë.

30 nëntori do të shkaktojë një diskutim mes jush dhe partnerit tuaj të qëndrueshëm. Është një periudhë shumë emocionale, kështu që mos e kritikoni partnerin tuaj. Nëse e bëni, me siguri do të shkaktoni një sherr madhor. Flisni ditën kur Jupiteri të bjerë në një linjë me hënën, pasi Mërkuri të kthehet në normalitet, më 6 dhjetor.

Horoskopi i Susan Miller për muajin nëntor 2018: Peshorja dhe Akrepi

Hëna e re më e ëmbël e vitit do të arrijë më 7 nëntor në shenjën e Akrepit dhe do të sjellë dhurata të shumta për ju. Hënët e reja janë shumë të fuqishme dhe kjo vlen dyfish për ju, pasi bie në shenjën tuaj, gjë që ndodh një herë në vit. Tregohuni të zgjuar dhe veproni më ose pranë datës 7 nëntor. Dashuria, romanca dhe gjithë çështjet që lidhen me shtatzëninë e fëmijët do të jenë në qendër të vëmendjes dhe do të zhvillohen pozitivisht. Kjo hënë e re e çon shumicën e vëmendjes suaj drejt jetës personale.

Afërdita do të jetë në prapavijë në fillim të muajit dhe do të kthehet në normalitet më 16 nëntor. Mëkuri do të hyjë në prapavijë në të njëjtën datë dhe do të kthehet në normalitet më 6 dhjetor.

Këtë muaj, seria e planeteve në prapavijë do të marrë fund dhe do të jeni më produktivë me kohën tuaj. Mos planifikoni ndryshime drastike në pamje dy javët e para të nëntorit, pasi me siguri s’do t’ju pëlqejnë rezultatet. Bëhet fjalë për Botox, tërheqje të fytyrës apo faceta për dhëmbët. Këto janë thjesht shembuj, por e kuptoni për çfarë bëhet fjalë.

Bëjini pazaret e nevojshme kur Mërkuri të kthehet në normalitet, më 6 dhjetor. Mos blini pajisje elektronike apo makina, frigoriferë, celularë, televizorë, kufje apo kompjuter. Prisni të kalojë data 6 dhjetor.

Nëse ju kërkojnë të firmosni diçka, prisni deri kur Mërkuri të dalë nga prapavija. Mund të flisni, por mbajini dyert e hapura deri kur avokati juaj të shohë për çfarë bëhet fjalë. Afërdita është gjithashtu në prapavijë dhe do të ndikojë shtëpinë tuaj të partneriteteve dhe martesës. Planet do të shkojnë për dreq dy javët e para të muajit.

Jupiteri do të lëvizë në shenjën e Shigjetarit më 8 nëntor për herë të parë që nga nëntori i 2006-s. Jupiterit i duhen 12 vite për të realizuar një rrotullim të plotë rreth diellit dhe kalon një vit në çdo shenjë të zodiakut. Në rastin tuaj, Jupiteri, planeti i fatit të mirë, do të qëndrojë në shenjën e Shigjetarit, në shtëpinë tuaj të të ardhurave deri në fund të vitit që vjen, 2 dhjetor 2019. Do të keni një rritje fantastike në të ardhura në 2019-n, qofshi të vetëpunësuar apo jo.

Fitimet tuaja financiare do të jenë rezultat i farave që mbollët vitin e shkuar dhe punës që keni bërë për të ndërtuar reputacionin tuaj. Kthehuni në tetor - nëntor të 2017-s, cilët njerëz takuat, ç’propozime prezantuat. Është momenti të korrni, të dashur Akrepë, dhe shumica e fryteve vijnë nga ajo periudhë. Një vit i fortë financiar do t’ju sigurojë fondet e nevojshme për ta ndryshuar jetën tuaj siç keni dashur gjithmonë. Është momenti ta shijoni jetën pak më shumë.

Hëna e plotë e 22 nëntorit do të jetë në shenjën e Binjakëve dhe do t’ju ndihmojë të hiqni qafe përgjegjësi financiare e të finalizoni marrëveshje biznesi. Nëse jeni gati të divorcoheni, firmosini dokumentat muajin që vjen. Tani për tani, shkruani kushtet e marrëveshjes dhe bini dakort bashkarisht.

Dy ditët më të lumtura të vitit, 25-26 nëntor, do t’ju sjellin dhurata të shumta. Këtë vit, këto data takohen në sektorin e të ardhurave, kështu që një prej tyre do të jetë shumë me fat për ju nga ana financiare. Këto ditë janë një copëz e asaj që pritet të vijë në 2019-n.

Nga aspekti romantik, muaji tjetër do të jetë i zënë me argëtim dhe dashuri, pasi Afërdita do të shpërngulet në shenjën tuaj dhe Marsi do të kalojë te Peshqit. Është momenti perfekt për të gjetur dashurinë, nëse jeni vetëm. Nëse jeni me dikë, shijojeni kohën tuaj bashkë.