TV Mania

'3 vitet e para jemi torturuar!' Aulona Musta tregon për fillimin e vështirë me bashkëshortin!

3 Nëntor 2018

'3 vitet e para jemi torturuar!' Aulona Musta tregon për fillimin

E ftuar ditën e sotme në Pop Culture ishte Aulona Musta. Moderatorja foli rreth jetës së re si nënë, dha mendimin e saj se si funksionin karriera në televizion nëse je dashnorja e një politikani apo deputeti dhe sigurisht u ndal tek martesa e saj.

Musta, tregoi se fillimet me bashkëshortin kanë qenë më shumë se të vështira për shkak të stilit të ndryshëm të jetesës që bënin.

'3 vitet e para jemi torturuar!' Aulona Musta tregon për fillimin

“Në tre vitet e para jemi zënë shumë. Ai ishte djalë i përkëdhelur se çun i vetëm. Dhe jemi torturuar në ato vite derisa gjetëm balancën e duhur. Tani kemi shumë pasione të përbashkëta dhe shumë gjëra të tjera që na ndajnë.

Kemi gjetur rrugën dhe çelësin për të bërë gjëra së bashkusi dhe ato personale.Por në një marrëdhënie 2 gjërat kryesore që nuk duhet të humbasin janë dashuria dhe pasioni.”- u shpreh Aulona.

Pavarësisht martesës së suksesshme dhe pasionit kundrejt partnerit të saj, e pyetur nëse do t’a jepte jetën për të, moderatorja u përgjigj në mënyrën më origjinale të mundshme.

'3 vitet e para jemi torturuar!' Aulona Musta tregon për fillimin

“Për vajzën e jap pa e menduar. Për Tomin nuk e di nëse e jap jetën, por veshkën e jap!”