Showbiz dhe TV

Ajo që ndodhi dje te ‘Xing me Ermalin’ s’duhet të përsëritet më kurrë!

4 Nëntor 2018

Ajo që ndodhi dje te ‘Xing me Ermalin’ s’duhet të

Mbrëmjen e djeshme në “Xing me Ermalin”, ajo që nisi si një intervistë e zakonshme mori përmasa të paparashikueshme. Në studio u ftuan Nuseir Yassin, një blogger arabo- izraelit, i cili në faqen e tij Nas Daily poston video 1- minutëshe nga mbarë bota, Alyne Tamir, e dashura e tij që siç u vetëprezantua gjatë bisedës  zotëron një faqe me miliona ndjekës, faqe që fokusohet edhe te të drejtat e grave si dhe dhe Arbër Hajdari i “Fundjavë Ndryshe”.

Ajo që ndodhi dje te ‘Xing me Ermalin’ s’duhet të

Ajo që ndodhi dje te ‘Xing me Ermalin’ s’duhet të

Për të paraprirë analizimin e mëposhtëm po ju përshkruajmë në vija të trasha se çfarë ndodhi: siç është bërë tanimë traditë për këtë format, Kejvina Kthella futet në studio për të bërë pyetjen e saj dhe i drejtohet Nuseir- it: “Ti udhëton shpesh, si gjen kohë për të dashurën?”. Mamaqi refuzon të bëhet kjo pyetje duke kërkuar të zëvendësohet me një tjetër “më me humor” dhe “provokuese”.

Për të gjitha ju, pyetja që do të nervozonte, ofendonte dhe prekte Alyne- n qe “Kur shkon nëpër udhëtime, a shkon për të takuar vajza?” Kthella nuk ishte në një mendje me Ermalin për faktin e vetëm (e përsërim e vetëm) që “nuk më duket me edukatë”. Pyetja bëhet dhe Alyne reagon menjëherë:

“Kjo është shumë e papërshtatshme, nuk është as për të qeshur.”

Ajo që ndodhi dje te ‘Xing me Ermalin’ s’duhet të

Më tutje vazhdon:

“Unë e di që jemi në Shqipëri dhe këtu femra nuk respektohet, por kjo është e tepërt.”

E revoltuar dhe tejmase e ngarkuar emocionalisht, vajza shpërthen në lot:

“Jam e lodhur nga një botë që bën të tilla gjëra. Në Shqipëri gratë i trajtojnë si mut, si objekte seksi.”

E gjitha kjo që ndodhi mund të mos e kishte parë kurrë dritën e transmetimit, por nuk ndodhi kështu, dhe sa mirë për këtë! Një pyetje e drejtuar sigurisht pa të keq reflektoi qartësisht të gjithë mendësinë dhe spektrin nën të cilën shoqëria jonë i vështron raportet burrë- grua. Për ne është kaq normale, dhe për të qeshur madje të pyesësh një burrë, nën praninë e partneres së tij për gra të tjera. Jo vetëm kaq, por gruaja duhet të qëndrojë aty, artificialisht e buzëqeshur. Pa mendojeni pak si do të tingëllonte në shoqëri, rregullat e së cilës vetë i kemi krijuar, pyetja “Kur shkon nëpër udhëtime, a shkon për të takuar burra?” As nuk mund të perceptohet që teksa gruas i drejtohen publikisht të tilla pyetja, egoja e burrit që ka në krah të qëndrojë e heshtur, pa pipëtirë. E pra, eja t’i bëjmë gjërat drejt, pa përdorur dy standarde.

Për fatin tonë të mirë, në gjithë këtë fatkeqësi, naiviteti i Ermalit na fali një moment historik në televizionin shqiptar, diçka për të cilën duhet folur më shpesh, një temë që denjësisht të shtyn ta mbash ende televizorin në punë.

Janë bërë kaq të udhës të tilla komente, ose lërë ç’them, jemi rritur dhe edukuar më saktë me to. Lidhemi dhe dëgjojmë komente të pahijshme nga shokët e të dashurit, martohemi dhe durojmë gjithçka se fundja “është burrë ai" dhe ca gjëra duhen kapërdirë.

Shkëputemi pak dhe ndalemi te komentet. Ç’mendojnë shqiptarët rreth kësaj situate?

Ajo që ndodhi dje te ‘Xing me Ermalin’ s’duhet të

Ajo që ndodhi dje te ‘Xing me Ermalin’ s’duhet të

Ajo që ndodhi dje te ‘Xing me Ermalin’ s’duhet të

Disa pajtohen plotësisht me çfarë tha Alyne në raport me “mosrespektimin dhe objektivizimin e grave në Shqipëri” duke e cilësuar pyetjen kokë e këmbë idiote.

Ajo që ndodhi dje te ‘Xing me Ermalin’ s’duhet të

Pati dhe nga ata që iu referuan reagimit të saj si “i tepruar” dhe “skizofren.”

Ajo që ndodhi dje te ‘Xing me Ermalin’ s’duhet të

Ajo që ndodhi dje te ‘Xing me Ermalin’ s’duhet të

Ajo që ndodhi dje te ‘Xing me Ermalin’ s’duhet të

“Problemi me gratë amerikanë është se kanë shumë të drejta këtu.” shprehet madje dikush.

Siç zakonisht ndodh, preferojmë të merremi me gjithçka tjetër përveçse problemit qëndror. Në vend se të kryqëzojmë pyetjen e bërë dhe të kuptojmë se ku vërtet qëndron problemi, dikutojmë nëse reagimi i Alyne ishte më dramatik seç duhej. Nëse kjo është ajo çka ju intereson eja flasim. Pa më thoni pak, sa herë ju ka qarë shpirti nga brenda kur komente të tilla janë drejtuar ndaj të fejuarit, të dashurit apo burrit tuaj? Nuk mendoni se kjo është një goxha arsye për të reaguar fuqishëm kur në një tavolinë ndihesh krejt inekzistente dhe e papërfillshme?

Çfarë mund të bëjmë ne për të shpëtuar nga e gjitha kjo? Të edukohemi dhe televizioni është ndër shtigjet idealë. Kurrë më s’duhet të ndodhë ajo çfarë ka ndodhur gjer më sot. Nuk arrini dot të hiqni një paralele me situatën në fjalë? Më lini t’ju kujtoj të parën që më erdhi në mendje. Robert Berisha në “Dance with me”! Kaq shumë fjalë të hedhura me tendencë ndaj tij që në natën e parë të spektaklit.

“Ti Robert mos u hutove gjë nga bukuria e kësaj vajze që është veshur kaq bukur sot? Se ti ke shumë fat në jetë, të qëllojnë vetëm vajza me këmbë të gjata me fizik shumë ngacmues. Nora Istrefi nga mëngjesi deri në darkë duhet të kesh shumë hutime gjatë ditës, por edhe këtu në skenë...”

Më fal por një sekondë. Në një botë ku dënojmë mosrespektimin e famijes, martesës apo tradhtisë, ç’mesazhe po përpiqemi të japim? Ata në sallë që qeshën aq fort, qesha unë, qeshe ti, a e menduam se çfarë dreqim po bënim? Se si ndihet pala tjetër me gjithë këtë apo se si ashtu pa kuptuar, i thamë kujtdo atë natë që po ndiqte spektaklin se s’ka asgjë të keqe në gjithë këtë? Më thoni, nëse një gjë e kësaj natyre do t’i kishte ndodhur Norës, si do reagonim ne? Eja të përpiqemi t’i ruajmë vlerat, respektin dhe moralin për të gjithë, ose le t’i hedhim poshtë që nga ky moment dhe kaos u bëftë gjithçka.

Siç Migjeni do të shprehej dikur “...shoqni po deshe të mos lozin në kurrizin tand, ndrro format. Hiqi bregashat”.

 
Denisa Skodi
Gazetare