Instagramming

7 gjëra që nuk i dinim për Lori Hoxhën

4 Nëntor 2018

7 gjëra që nuk i dinim për Lori Hoxhën

1. Si të gjitha motrat e tjera në këtë planet, Lori ia vjedh gjithnjë rrobat Redias, motrës më të vogël të familjes. Redia ka koleksionin më të mirë të bluzave me mëngë të shkurtra, kështu që...

7 gjëra që nuk i dinim për Lori Hoxhën

2. Nuk është person emocional, por as i ftohtë. Si Peshore që është, arrin t’i kontrollojë siç duhet emocionet.

3. Lori e ka thënë edhe më parë se është një fanse e zjarrtë e serialit “Friends”, madje është i preferuari i saj. Chandler Bing dhe Rachel Green janë personazhet e preferuar, të cilët luhen nga Matthew Perry dhe Jennifer Aniston.

7 gjëra që nuk i dinim për Lori Hoxhën

4. Ajo nuk i ka me shumë qejf festat, përkundrazi preferon më mirë të qëndrojë në shtëpi.

7 gjëra që nuk i dinim për Lori Hoxhën

5. Trishtohet kur s'ka të drejtë; nuk e duron dot që ta ketë gabim.

6. Jo më kot vendosi të shpërngulej në Londër për studime, pasi midis Europës dhe Amerikës do të zgjidhte 100% Europën.

7 gjëra që nuk i dinim për Lori Hoxhën

7. Në fund, për fat të mirë, Lori nuk vonohet kurrë.

Shënim: Referuar një “interviste” pyetje-përgjigje me fansat në Instagram*