Programi i ‘Xing me Ermalin’ këtë të shtunë nisi krejt normalisht, por mori përmasa të paparashikueshme kur Kejvina Kthella i drejtoi blogger-it arabo-izraelit Nas Daily një pyetje të papërshtatshme në prani të së dashurës së tij Alyna, që mund ta lexoni këtu.
Pyetja e bërë prej saj,“Kur shkon nëpër udhëtime,a shkon për të takuar vajza?”, bëri që shumë nga ndjekësit të vërshonin në ofendime dhe kritika ndaj saj.
Disa prej tyre, Kejvina i ka postuar vetë në Instastory-in e saj pak orë më parë.
Siç duket edhe nga reagimet e njerëzve, i gjithë mllefi ndaj pyetjes që shkaktoi edhe të qara në program, i është nxjerrë Kthellës.
Pasi ka replikuar hapur me disa prej tyre, Kejvina reagoi përmes një tjetër Instastory-i për t’i thënë njerëzve të qetësohen.
“Kaq kisha, kanë gjithë ditën që lëshojnë vrer mbi mua me komente të ndryshme! S’e kuptoj nga vjen gjithë ky negativitet. Qetësohuni se unë nuk vras njerëz, unë nuk vjedh, unë s’bëj keq. Bohh, di vetëm të them se jam rritur në një vend të huaj dhe kam marrë më shumë dashuri se në vendin tim!”- shkruan ajo.
Përveç saj, orë më parë edhe Ermal Mamaqi reagoi për gjithë ç’ka ndodhi duke kërkuar ndjesë dhe sqaruar blogger-in, sipas të cilit Mamaqi tregoi mungesë respekti ndaj tij dhe të dashurës së tij.