Vip Vanity

7 produkte të lira për lëkurën që Kim Kardashian i rekomandon me gjithë zemër

9 Nëntor 2018

7 produkte të lira për lëkurën që Kim Kardashian i

Rutina për kujdesin ndaj lëkurës e Kim Kardashian përbëhet nga 17 produkte dhe kushton plot $4,500 (dyfishi i qirasë mujore së një apartamenti mesatar në New York). Sidoqoftë, në gjithë produktet që Kim ka provuar, disa prej tyre janë njëherazi cilësorë dhe të lirë. Një prej të preferuarve të saj është The Ordinary’s Retinoid Serum, që kushton $9 (990 lekë).

Në aplikacionin e saj, Kim ndau me fansat disa produkte për lëkurën që janë të përballueshëm dhe efektivë. “Thjesht kini parasysh se duhet të jeni konsistentë. Nëse i përdorni rregullisht, do të vini re rezultatet e premtuara,” tha Kim.

Kim përdor gjashtë produkte të lira, ku ndër të preferuarit e saj është RoC Retinol Correxion Deep Wrinkle Anti-Aging Night Face Cream ($13 ose 1,430 lekë), një hidratues që është përzgjedhur pesë herë si më i miri nga Revista Allure. Cetaphil’s Daily Facial Cleanser ($10 ose 1,100 lekë), një tjetër produkt klasik, është një larës që pastron fytyrën butësisht.

Kur Kim-it i duhet të përdorë një krem sysh të lirë, zgjedh Olay’s Regenerist Whip Facial Moisturizer with SPF 25 ($25 ose 2,750 lekë) dhe e pason me Neutrogena’s Hydro Boost Eye Gel-Cream ($13 ose 1,430 lekë), të dy të lëvduar nga kritikët.

Për ta ushqyer lëkurën me diçka ndryshe, Kim përdor Bio-Oil ($8 ose 880 lekë), një hidratues i lehtë me bazë vajore që përdoret në fytyrë e trup dhe zbeh shenjat e strijat.

Dhe në fund, për t’i dhënë fytyrës shkëlqim, ajo rekomandon Pond’s Hydrate + Glow Sheet Mask ($2 ose 220 lekë) që përmban ekstrakt papaja, vitaminë B3 dhe vitaminë E.