Showbiz dhe TV

Për herë të parë, Mimoza Shkodra flet pas ndarjes me Seldin

16 Nëntor 2018

Për herë të parë, Mimoza Shkodra flet pas ndarjes me Seldin

Muaj pas ndarjes nga ish i fejuari Seldi Qalliu, Mimoza Shkodra foli rreth çështjes në fjalë gjatë një interviste për emisionin “Mirage”.

“Unë tani jam single, të gjithë e dinë që jam ndarë dhe tani jam single. Për momentin jam e ngarkuar me punë edhe mund të them lirisht qe jam e lumtur, jam rehat dhe shumë e qetë.”

Më tutje, këngëtarja tregon se është e zënë me punë sidomos tani me afrimin e festave të fundvitit dhe mezi pret të dalin projektet e saj. 

Kur e sheh Mimoza veten të martuar dhe gati për të krijuar familje?

“Për momentin jam fokusuar shumë në karrierë, por kur të jetë kismet, martesa është diçka që s’mundesh me.... ishalla së shpejti. Por natyrisht unë jam njeri shumë familjar edhe normal që dua të krijoj familje.”

Për herë të parë, Mimoza Shkodra flet pas ndarjes me Seldin

Lajmi se dyshja nuk ishte më bashkë qarkulloi që në gusht derisa më 17 shtator, Seldi konfirmoi zyrtarisht ndarjen pas performancës në “Dance With Me”.

“Jo nuk jemi më bashkë. Kështu paska qenë e shkruar. Gëzoj shumë respekt për Mimozën dhe familjen e saj.” deklaroi asokohe Seldi.

Ndonëse nuk pati asnëj konfirmim zyrtar, të afërm pranë çifti bënë me dijeni për Anabel.al se arsyeja e ndarjes qe largësia, ku prej vitesh Mimoza jeton në Zvicër e ndërsa Seldi në Tiranë.