Bieta Sulo dhe Alban Dudushi u bënë prindër të një djali majin e shkuar. Alban Dudushi ka një vajzë nga një lidhje e mëparshme, të quajtur Joelle, dhe çifti e ka ndarë mendjen për një fëmijë të tretë. “Ne dy i kemi, ta bëjmë dhe të tretin sa je ti energjik,” i thotë ajo Dudushit, siç rrëfeu vetë në një intervistë në “Thumb”.
Autorja dhe moderatorja donte që fëmija i parë të ishte djalë dhe ashtu ndodhi me Kroi Art. Së shpejti, kur të kenë më shumë kohë, do të përpiqen për një fëmijë të tretë, që shpresojnë të jetë vajzë.
“Besoj se Albani ka pasur një merak brenda vetes [në mos Joelle bëhej xheloze për Kroi Artin]. Edhe kur momenti kur ia tha ka qenë i mirëmenduar nga ana e tij. Jo veëm që nuk u mërzit Joelle, por thjesht thoshte ‘vërtet? Vërtet?’ në mosbesim,” tregon Bieta. “Gjëja e parë që ka bërë pasi e mori vesh, më telefonoi në videocall. ‘O Bieta, o Bieta!!!’. Personat e vetëm që e kanë ditur për shtatzëninë deri në muajin e tretë kanë qenë motra ime dhe Joelle. Joelle e ka ruajtur sekretin...”
Joelle, porsi Bieta, u gëzua shumë nga fakti që do të bëhej me një vëlla të vogël:
“Muajin e tretë erdhi me ne për të bërë analizën. Ishte e emocionuar deri sa të shihte ekon. Na thanë që me shumë mundësi është djalë. ‘Shyqyr,’ tha. ‘Shyqyr që është djalë.’”
Edhe pse Bieta s’ka luajtur kurrë rolin e mamasë me Joelle, mënyra si përkujdesej për të pati ndikimin e vet në prindërimin e Kroi Art:
“Besoj [që marrëdhënia që kam pasur më parë me Joelle më ka ndihmuar në rolin tim si nënë]. E njoh Joelle që fëmijë. E kam thënë që Joelle s’kam dashur kurrë t’i bëj mamanë, por përkundrazi, jam shoqja më e madhe. Besoj që ka ndikuar dicka sepse sa herë që vinte te shtëpia tregoja një lloj përkujdesjeje ndaj saj,” përfundon ajo.