Së fundmi, po qarkullojnë nëpër rrjete sociale foto dhe video të Ardian Bujupit, të filmuar nga një vajzë që me gjasë duhet të jetë thjesht në fanse.
Siç mund ta shihni, vajza – llogaria në Instagram e së cilës rezulton e mbyllur tashmë – shfaqet duke shijuar një ndër performancat e Ardianit në një klub nate. Më pas, ajo filmon momentin kur janë pranë dhomës së hotelit, momentin kur këngëtari është në gjumë teksa ajo largohet.
“Mirupafshim Ardian, zemër! Ishalla janë binjakë,” shkruan ajo.
Situata u bë akoma më pikante kur Ardian Bujupi postoi foto të dy bebushëve (binjakë), si një formë ironie për gjithë këtë boom komentesh.