Letra e ditës

Letrat më të famshme të dashurisë të shkruara ndonjëherë

20 Nëntor 2018

Letrat më të famshme të dashurisë të shkruara

Disa njerëz nuk besojnë tek shprehja e dashurisë me fjalë, të tjerë arrijnë të bëjnë për vete këdo vetëm duke folur. Më poshtë po ju sjellim fragmente nga letrat më të famshme të dashurisë që janë shkruar ndonjëherë.

Ernest Hemingway për Marlene Dietrich

Letrat më të famshme të dashurisë të shkruara

“Nuk mund të ta shpjegoj dot se si sa herë që vendosa krahët e mi rreth teje, u ndjeva sikur isha në shtëpi.”

Napoleoni për Jozefinën

Letrat më të famshme të dashurisë të shkruara

"Që kur të lashë, kam qenë gjithë kohës në depresion. Lumturia për mua është të jem afër teje. Pambarimisht unë jetoj me kujtimin e përkujdesjes tënde, lotëve të tu, ngrohtësisë tënde. Magjepsja jote e pakrahasueshme ndez një zjarr të vazhdueshëm që vetëm rritet në zemrën time. Kur do vijë ajo kohë në të cilën do ta kem të mundur të kaloj gjithë kohën time me ty, vetëm për të të dashur, për të menduar për lumturinë dhe për të të dëshmuar se sa shumë të dua?”

Frida Khalo për Diego Riviera

Letrat më të famshme të dashurisë të shkruara

“Asgjë nuk ka të krahasuar me duart e tua, asgjë me sytë e tu jeshile ulliri. Trupi im është i mbushur me ty për ditë e ditë. Ti je pasqyra e natës. Ndriçimi më i ndritshëm i ndriçimit. Lagështira në tokë. Gjiri yt është vendi im i preferuar. Gishtat e mi prekin gjakun tënd. E gjithë lumturia ime është të ndjej pranverën nga ujvara jote që mbush shtigjet e mendjes time që është e jotja.”

Bethoven për “të dashurën e tij të pavdekshme”

Letrat më të famshme të dashurisë të shkruara

“Dhe pse jam në shtrat, mendja ime vjen tek ty, e dashura ime e pavdekshme, rri e qetë, më duaj, sot, dje, sa lot kam derdhur për ty, ty, ty, jeta ime, gjithçka e imja, lamtumirë. Oh vazhdo të më duash, mos e gjyko keq zemrën besnike të të dashurit tënd. Përjetësisht yti. Përjetësisht imja. Përjetësisht tanët.”

George H. Bush për Barabara Bush

Letrat më të famshme të dashurisë të shkruara

“Kjo duhet të jetë një letër shumë e thjeshtë për t’u shkruar, fjalët duhet të vijnë kollaj dhe duhet të jetë e lehtë për mua të të tregoj se sa dëshpërimisht i lumtur isha kur hapa letrën dhe lexova shpalljen e fejesës tonë, por nuk mundem të t’i tregoj të gjitha këto në një letër siç do të kisha dëshirë. Të dua, e çmuar, me gjithë zemrën time dhe dua të dish se dashuria jote për mua është e gjithë jeta ime. Sa shpesh kam menduar për të pamatshmen që një ditë do të jetë e jona. Sa me fat do të jenë fëmijët tanë që do të kenë një nënë si ti...”

Oscar Wilde për Lord Alfred Douglas

Letrat më të famshme të dashurisë të shkruara

“Çdokush është i habitur nga unë që u ktheva përsëri te ti, por askush nuk na kupton dot ne. E ndjej që je vetëm ti me të cilin mund të bëj çdo gjë. Që rindërton jetën time të shkatërruar, dhe i jep botës një kuptim tjetër me miqësinë dhe dashurinë tonë. Do të doja të ishim takuar në Rouen ku nuk ishim fare. Ka boshllëqe aq të mëdhaja mes nesh. Por ne duhemi.”