I ftuar mëngjesin e sotëm (21 nëntor) në “Kafe In” në In Tv ishte Stine, ku ndau me Flavion disa detaje mbi muzikën, vogëlushen Estia dhe largimin e mundshëm nga Shqipëria.
“Duhet të ketë një tërheqje. Edhe vetë artistët duhet të reflektojnë, të shohin situatën si publiku. Nëse vetëm prodhon, nuk e merr vesh çfarë po bën; fillon bën edhe budalliqe, bëhesh ndoshta dhe i bezdisshëm,” tregoi ai për shkëputjen nga muzika.
Stine shtoi se “nuk është mirë të dalësh në treg me një poezi, por me një libër”. Kështu, së shpejti do të lançojë albumin e ri me të cilin u mor pothuajse gjatë gjithë verës.
Në lidhje me jetën private, këngëtari tregoi se është super i plotësuar, shumë i qetë shpirtërisht për t’u ndalur pak më tepër tek vajza.
“Kur nuk isha prind, nuk e dija që do të ishte kaq bukur. Tani që jam, e vërtetova. Gjithë mitet që ekzistojnë për prindërimin janë të vërteta. Nuk di ta shpjegoj sa e bukur është [si ndjesi], duhet ta provosh që ta kuptosh.”
A do të largohet Stine për të jetuar në Gjermani?
“Do të shkoja të jetoja në Gjermani vetëm për shkakun se kam familjen, por mua vetë Gjermania nuk më pëlqen. E dua shumë Shqipërinë. E dua me gjithë problemet që ka,” sqaroi ai duke shtuar me humor se “ne kështu biem në sy në Europë”, referuar problemeve që kemi.
Për të tjera detaje, mund të shihni videon e mëposhtme.