Fashion News

Ngjarja që revoltoi Kinën! Sërish reagime: Endrit Mërtiri i del në mbrojtje Dolce & Gabbana-s

21 Nëntor 2018

Ngjarja që revoltoi Kinën! Sërish reagime: Endrit Mërtiri i

Reklamat e fundit të shtëpisë italiane të modës, Dolce & Gabbana, ku shfaqej një vajzë kineze të cilës i thuhej si të përdorte shkopinjtë, shkaktuan shumë polemika. Pasi u akuzua për racizëm dhe sqaroi situatën, Dolce & Gabbana iu drejtua sërish rrjeteve sociale për të thënë të vërtetën e tyre.

“Ëndrra jonë ishte të sillnim në Shanghai një event dedikuar Kinës, i cili tregon historinë dhe vizionin tonë.

Nuk ishte thjesht një event mode, por diçka që ne e krijuam posaçërisht me dashuri dhe pasion për Kinën dhe gjithë njerëzit anembanë botës që e duan Dolce & Gabbana.

Gjithë ç’ndodhi sot ishte një ngjarje e pavend jo vetëm për ne, por për gjithë njerëzit që punuan ditë e natë për ta sjellë në jetë një event të tillë.

Përzemërsisht, duam të shprehim mirënjohjen tonë për miqtë dhe të ftuarit.

Domenico Dolce and Stefano Gabbana.”

Ngjarja që revoltoi Kinën! Sërish reagime: Endrit Mërtiri i

Në po të njëjtin mendim është edhe fotografi shqiptar Endrit Mërtiti, i cili ka punuar me D&G. Ai reagoi duke postuar foton e një modeleje kineze, ku shkruan:

“Nëse Dolce & Gabbana janë racistë, ata s’do t’i kushtonin sa e sa herë rëndësi Kinës apo Japonisë, madje as do të kishin modele kineze në pasalera. Ata kanë shitës kinezë në dyqanet e tyre, në staf dhe kudo tjetër, ashtu siç kanë njerëz me kultura të ndryshme nga e gjithë bota. Jam një shqiptar krenar, kam punuar me ta dhe nuk vura re kurrë racizëm. Më vjen shumë keq për njerëzit që e shohin gotën përherë gjysmë bosh.”

Ngjarja që revoltoi Kinën! Sërish reagime: Endrit Mërtiri i

 

Për më shumë mbi ngjarjen që revoltoi Kinën, mund të lexoni këtu.