Instagramming

Fifi nuk është vetëm te ‘Kënga Magjike’: Këngëtarja rrëmben një super reper!

24 Nëntor 2018

Fifi nuk është vetëm te ‘Kënga Magjike’:

Pjesëmarrja e Fifit te “Kënga Magjike” u bë publike pak kohë më parë, në prag të prezantimit të këngëve tek “E diela shqiptare”. Mirëpo, ndonëse qarkulluan zëra se ajo do të merrte pjesë me një bashkëpunim, gjithçka ngeli në kuandrin e thashethemeve. Por, jo!

Përmes një postimi në Instagram, ajo ka konfirmuar se kënga do të jetë realisht bashkëpunim. Titullohet “Psikopatja Jote” dhe...

...mendoni pak reperin!

Një ndër më të mirët: MC Kresha!

Fifi nuk është vetëm te ‘Kënga Magjike’:

Bashkëpunimi i dyshes do të prezantohet ditën e nesërme (e diel, 25 nëntor) tek “E diela shqiptare”. Për të dy, kjo është pjesëmarrja e dytë në “Kënga Magjike”.

Fifi nuk është vetëm te ‘Kënga Magjike’:

Besojmë se ju kujtohet bashkëpunimi i famshëm i reperit me Rozana Radin, asokohe në një lidhje bashkë. “Jabadabadu” fitoi çmimin “Diskografia më e mirë” në 2011-n. Meqë ra fjala, Rozana merr sërish pjesë këtë vit.

Fifi mori pjesë jo më larg se një vit më parë me këngën “Zhurmë” që u rendit e treta pas “E çmendur” – Anxhela Peristeri dhe “E ngrirë” – Elhaida Dani. Projekti rrëmbeu çmimin “Kënga Hit”.