Celebrity Style

Kombinimi i Gigi Hadid me elemente vintage është frymëzimi që na duhet këto ditë

Shkruar nga Anabel

30 Mars 2025

Kombinimi i Gigi Hadid me elemente vintage është frymëzimi

Gigi Hadid e ka dëshmuar shumë herë se nuk ka frikë të eksperimentojë me modën dhe stilin e saj. Nuk bën përjashtim as pamja e saj e fundit, për të cilën ka zgjedhur një look që ndërthur sharmin vintage me elegancën moderne, me elementë që i referohen viteve '60 dhe '70.

Ylli i look-ut të saj ishte një bluzë elegante, një model me pika, ngjyra e të cilit duket sikur sjell pranverën. Dizajni me mëngë të fryra shton një prekje shumë sensuale.

Kombinimi i Gigi Hadid me elemente vintage është frymëzimi

Vathët krijojnë një kontrast interesant me stilin e veshjet. Syzet e diellit të vogla, të zeza shtojnë bukurinë e veshjes, ndërsa xhinset, çorapet e bardha dhe këpucët e bëjnë kombinimin më bashkëkohor dhe modern.

Flokët me prerjen bob, modelja i ka stiluar me onde, me një ndarje anash, një zgjedhje që shton atmosferën retro të pamjes së saj.

Artikuj të sugjeruar: