Në një lëvizje që vërtet “theu internetin”, Amanda Bynes u rikthye në qendër të vëmendjes falë kopertinës së Paper magazine që e shfaq aktoren të lumtur dhe mbi të gjitha të shëndetshme.
Pasi vuajti gjatë me shëndetin mendor dhe varësinë, pasi u tërhoq nga aktrimi në vitin 2010 kur ishte vetëm 24 vjeçe, Amanda është gati të flasë për gjithë ç’përjetoi.

Ndoshta ju e mbani mend si protagonisten e filmave romantikë si “What e Girl Wants” apo “She’s the Man”, por sipas saj, pas skenave fshiheshin të vërteta të errëta. Ajo u rrëfye se pasi pa “She’s the Man” për herë të parë, u fut në një depresion të thellë 6-mujor ngaqë nuk i pëlqeu si dukej në film. “Kur doli filmi dhe kur e pashë, u futa në një depresion të thellë për 4-6 muaj sepse s’më pëlqente mënyra si dukesha si djalë,” tha ajo. E përshkroi si një “përvojë shumë të çuditshme", si të ishte jashtë trupit të saj.

Gjithashtu, abuzimi i vazhdueshëm i Adderall i deformoi realitetin dhe mënyrën si perceptonte ambientin dhe njerëzit rrotull saj. Ishte nën efektin e marijuanës kur pa “Easy A” – filmin e saj të fundit – dhe pranoi se fill pas tij, mori në konsideratë tërheqjen totale nga aktrimi. Më poshtë, e shpjegon vetë ajo:
“Isha nën efektin e marijuanës kur e pashë dhe për një arsye, filloi të më ndikonte shumë. Nuk e di nëse ishte një psikozë si pasojë e drogërave, por e ndikoi trurin tim si asgjë tjetër. Ndryshoi totalisht perceptimin tim.”

Edhe pasi deklaroi tërheqjen në Twitter, jeta e saj mori të tatëpjetën. Tha se “ishte dru tërë ditën”. Në momentin që prindërit e saj ndërhynë dhe e ndihmuan, Amanda hoqi dorë nga gjithçka dhe filloi të përpiqej të sillte jetën në terezi.
Prej katër vitesh, Amanda është esull dhe studion në një shkollë mode. Synon që të bëhet dizajnere pasi t’i rikthehet aktrimit. Nëse themi që Amanda ka hequr shumë vitet e fundit, s’kemi thënë asgjë. Tani është e shëndetshme, është e fokusuar dhe fansat e saj s’mund të ishin më të lumtur.