Këtë fundjavë, Kensington Palace njoftoi se Princ Harry dhe Meghan Markle do të shpërngulen në Frogmore Cottage, një shtëpi në Frogmore House, pronë e Windsor Castle. Çifti mbajti ceremoninë e festës pas dasmës në Frogmore House, më 19 maj. “Windsor është një vend shumë i veçantë për Lartësitë e Tyre dhe janë mirënjohës që banesa e tyre zyrtare do të jetë aty,” tha Kensington Palace. Shtëpia është dhuratë e Mbretëreshës dhe një përmirësim në dallim me banesën e tyre të tanishme me dy dhoma gjumi, Nottingham Cottage.
Pra, si është shtëpia e re e Dukës dhe Dukeshës? Sipas Historic England, stuktura ka dy kate, eksterier të bardhë, porsi Frogmore House. Emri i pronës vjen nga afërsia e saj me lumin Tamiz dhe amfibët që e shoqërojnë.

Më parë, në Frogmore Cottage kanë jetuar Dukesha e Madhe e Rusisë Xenia Romanov dhe Abdul Karim.
The London Times raporton se prona nuk është një shtëpi e vetme, por e ndarë në apartamente. Do të rinovohet rrënjësisht para se Harry dhe Meghan të shpërngulen. Momentalisht, kostot nuk janë bërë publike – por duke marrë parasysh se do të paguhen me para taksapaguesish, vlera do të deklarohet më vonë. Dekori i brendshëm ama, do të mbulohet nga çifti.
Kur të shpërngulen, Duka dhe Dukesha do të jenë të paktën një orë larg kryeqytetit. Vendimi habiti shumë simpatizantë të çiftit. Fillimisht u aludua se Harry dhe Meghan do të jetonin në Kensington Palace, pranë William dhe Kate. Pse ndërruan mendje kaq papritur? Ndoshta duan më shumë hapësirë për nënën e Meghan, Doria Ragland që ajo të ketë mundësi të qëndrojë më gjatë. Ose ndoshta, rinovimet në apartamentin e tyre në Kensington nuk do të përfundonin në kohë, që të mirëprisnin fëmijën e tyre. Sidoqoftë, kjo lëvizje shënjon ndarjen e “katërshes fantastike”: The London Times raportoi në fillim të vitit se William dhe Harry do të kenë dy oborre të ndryshëm, në vend të operimit të përbashkët në Kensington Palace. “William do të bëhet Mbret i Anglisë, ndërsa Harry është i gjashti në linjë dhe si rrjedhim, ky s’është ndonjë shok i madh.) sidoqoftë, zyrat e Dukës dhe Dukeshës së Sussex do të mbeten në Kensington Palace.
Burimi: Vogue