Kourtney Kardashian është si filmat me superheronj: disa i urrejnë, por ata që i duan, i duan me zemër. Nga gjithë motrat e vëllezërit Kardashian-Jenner, është më e pjekura dhe më karizmatikja njëherazi.
Kourtey “ndihet shumë rehat në lëkurën e saj” dhe për të ka shumë rëndësi që të shfaqim imazhe pozitive të trupave tanë. Pikërisht këtë bëri me fotot e realizuara nga fotografi i njohur, Michael Schwartz për GQ Mexico.
Në kopertinë, Kourtney shfaqet me një trupore të bardhë, por në brendi, i heq të gjitha. Shembulli 1:
Shembulli 2:
Shembulli 3:
Nëse ju intereson më në këtë pikë, Kourtney foli edhe për ndarjen nga Younes Bendjima – i cili mendonte se fotot e saj në Instagram janë shumë lakuriqe. “Ka shumë rëndësi për mua që partneri im të ketë vetëbesim, të dijë kush është, që të mos ndjejë nevojën të duket. Gjithashtu duhet të jetë mirëkuptues dhe të më pranojë si jam. Në të kundët, gjërat nuk funksionojnë,” tha Kourtney.
E mbyllim me fotot e mbetura nga GQ dhe lëvizim drejt kuzhinës për të mbytur zilinë me tortë.