Për njëri-tjetrin

‘Kemi parë keq, por kaq keq nuk kemi parë kurrë’

28 Nëntor 2018

‘Kemi parë keq, por kaq keq nuk kemi parë kurrë’

Pikërisht e njëjtja fjali që lexuat në titull është shkruar krahas videove të postuara në Instagram-in e “Fundjavë Ndryshe”. 3 fëmijë që luftojnë dita-ditës me varfërinë dhe sëmundjen.

“Unë rri pa bukë, nuk kam ngrënë” thotë njëri prej vogëlushëve, ndërsa vajza e madhe shprehet se “nuk ka fuqi të mësojë” si pasojë e mungesës së ushqimit.

E motra e tyre, duket se prej vitesh qëndron në karrige me rrota, duke e vështirësuar akoma më shumë jetesën e familjes Çera.

“Ëndrra ime është që të kem një shtëpi të mirë, një vend ku të fle. I jam lutur Zotit një mijë herë që të më plotësohet dëshira. Të isha dhe unë si shoqet e mia.” -  thotë njëra prej vajzave, Diana.

Nëse dëshironi të ndihmoni sado pak, ju lutem drejtohuni vetëm këtu dhe këtu.