Ç’ju dhuroi partneri/partnerja për ditëlindje? Tekashi 6ix9ine i bleu të dashurës një rolex. Dhe kini parasysh që është në burg.
Sipas TMZ, reperi surprizoi të dashurën e tij, Jade, me një orë jashtëzakonisht të shtrenjtë për ditëlindjen e saj të 22-të. Në një mënyrë a në një tjetër, orkestroi gjithçka nga burgu.
Mesa duket, Tekashi zgjodhi një orë 35 mijë dollarëshe disa javë më parë dhe e personalizoi me diamantë 24 karatësh. Si ia dha Jade, do thoni ju? Argjendari, JimmyBoi ia dorëzoi personalisht. Duke marrë parasysh postimet e Jade, i ka pëlqyer shumë.
Stream mama ?? pic.twitter.com/l2ZCxZZT0J
— jade (@__ohsoyoujade) November 28, 2018
“Ditëlindja më fantastike,” shkruajti në një postim. “Falemninderit zemër, je më i miri edhe kur s’je pranë meje. Faleminderit JimmyBoi për orën.”
BeSt birthday EVER!! ??? thank you baby ?? your the best even when your not around ?? shout out @jimmyxboi for the drip? pic.twitter.com/LwxW02Bx5a
— jade (@__ohsoyoujade) November 28, 2018
Ne do të vijojmë ta shohim orën në telefon. Bota është e padrejtë.
Nëse arritët deri këtu dhe akoma s'keni gjetur përgjigjen e pyetjes "kush dreqin është Tekashi 6ix9ine?", po ju lëmë disa nga këngët më të njohura të tij të flasin për ne.