Instagram lançoi një opsion të ri për Instagram Stories, i cili quhet “Close Friends” dhe konsiston në publikimin e postimeve në Instagram Stories vetëm për një listë të përzgjedhur miqsh. Ja si do të duket në kryefaqet e miqve tuaj.
Le të themi që ju bëni gjëra që nuk doni t’i ndani me gjithë njerëzit që keni në Instagram. Ndoshta postoni foto duke ~pirë cigare~ dhe nuk doni që t’i shohin prindërit tuaj. Ndoshta postoni pafund foto të maces dhe e dini që askush, përveç shokëve të ngushtë, s’do t’ia dijë. Ne s’e dimë me ç’merresh ti.
Lajme të mira për ty dhe jetën tënde të dyfishtë. Tani mund të bëni një listë me shokët e ngushtë me të cilët mund të ndani postime në Story.
Kur doni të postoni diçka në Story, zgjidhni ikonën e gjelbër që lexon “Close Friends”:
Listën mund ta përpiloni në menunë kryesore të profilit tuaj.
Pyetje që mund të keni.
A do e dinë shokët e mi të ngushtë që janë në listë?
Po. Kur të shohin postimet tuaja në Story, do të paraqitet një pikë e gjelbër. Gjithashtu, kur postimi juaj të jetë rreshtuar me Stories e tjera në krye, do të ketë një rreth të gjelbër rrotull.
A mund ta redaktoj listën më vonë?
Po, mund të shtosh ose të heqësh njerëz.
A do të njoftohet shoku im nëse e heq nga lista?
Jo, nëse i hiqni nga lista do të duket thjesht sikur s’postoni më vetëm për grupimin e shokëve të ngushtë.
A mund ta përdor këtë opsion për të bërë postime më private në profil?
Jo, vlen vetëm për postimet në Story.
A mund të bëj disa lista?
Jo, mund të bëni vetëm një listë me shokë të ngushtë.
Po nëse dua t’i shtoj në Highlights?
Nëse shtoni një postim nga Close Friends në Highlights, postimi është i dukshëm vetëm për miqtë në listë.
A do të ruhen këto postime në arkivën e profilit tim?
Po, do të ruhen dhe do të jenë të etiketuara me të gjelbër.
Kur mund ta përdor këtë opsion?
Sapo të vijë përditësimi i ri në celularin tuaj.