Përmes një postimi në Instagram, reperi Gashi – i cili këtë vit ka arritur suksese të rëndësishme në lidhje me karrierën e tij – ka ndarë me ndjekësit një ndër frikërat më të mëdha, vdekjen.
Gashi shkruan se ideja që mund të largohet nga kjo jetë ende pa shpalosur potencialin e plotë, e bën nervoz. Megjithatë, ky ishte një vit i rëndësishëm, vendimtar për planet e ardhshme.
“Dua me të vërtetë të publikoj 10 albume. Të fitoj një Grammy (shpresoj). Lutem të jem në kopertinën e GQ/Vogue dhe të mbahem mend për stilin tim.
Pas gjithë këtyre, të bëj filma. Shpresoj që një ditë të martohem dhe të kem fëmijë. Nuk premtoj asgjë, vetëm përpiqem çdo ditë.
Pavarësisht gjithçkaje, i kam bërë prindërit krenarë dhe dua të bëj të njëjtën gjë në vijim. E kam ndihmuar shumë familjen dhe shoqërinë. Dua gjithashtu të vazhdoj të ndihmoj njerëzit kudo nëpër botë.
U bëra xhaxha këtë vit. Tani dua të jem xhaxhai i pasur dhe i suksesshëm, të cilin unë s’e pata kurrë. Dua të shkoj nëpër turne pas lançimit të albumit, t’i bëj njerëzit në koncertet e mia të ndihet të lirë.
Faleminderit që më keni mbështetur dhe më keni ndihmuar të jem pranë më ëndrrave të mia.”